Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ministria për Punë të Jashtme dhe të Evropës në Kroaci ka vendosur që të bojkotojë ceremoninë e organizuar nga Akademia Suedeze e Shkencave për dhënien e çmimeve Nobel, ku do të nderohet edhe fituesi i sivjetmë i çmimit Nobel për Letërsi, Peter Handke, mik dhe përkrahës i Sllobodan Millosheviqit. Në ceremoninë e Nobelit po refuzon të marrë pjesë edhe Kroacia, për shkak të shkrimtarit që publikisht ka përkrahur dhe shprehur admirim ndaj politikës së ish-liderit kriminel të Serbisë, Sllobodan Millosheviq. Ministria e Jashtme e Kroacisë ka njoftuar se ambasadori i këtij shteti në Suedi nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Akademia Suedeze e Shkencave. “MVEP ka vendosur që ambasadori kroat në Suedi të mos marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit nesër në Stokholm për shkak të dhënies së çmimit Nobel për Letërsi një njeriu që është angazhuar në mbështetje të politikës së Sllobodan Millosheviqit në vitet e ’90-ta”, thuhet në njoftimin e MPJ’së kreate. Përveç Kroacisë, këtë ceremoni kanë njoftuar se do ta bojkotojnë edhe Shqipëria dhe Turqia e Maqedonia e veriut. Arsyeja është Handke, i cili sivjet u shpall fitues i çmimit Nobet për Letërsi, e ky vlerësim ka nxitur shumë reagime në Bosnjë, në Kosovë, por edhe ndërkombëtarisht. Dhënien e çmimit më të rëndësishëm për Letërsi e kishte kritikuar edhe Shoqata e Shkrimtarëve Amerikanë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Shkon në 30 numri i viktimave pas sulmit në Japoni Zyrtarë të sigurisë në Japoni konfirmojnë se deri tani 30 persona janë konfirmuar të …