Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Të shkruash gjatë e të bësh kompozime letrare, është art më vete. Sikur veprat të ishin të barasvlefshme edhe me veprimet, do të isha unë i pari që do i ngreja në piedestal …por, fatkeqësisht nuk ndodhi kështu. Premtimet që nuk u mbajtë kurrë, parimet qe u shkelen në cdo ditë të koalicionit, gjendja e Luginës…të gjitha flasin më shumë se fjalët. Dorêheqja ime është parathënë në të gjitha format e mundshme, pa patur nevojë per fjalê te tepërta…por me vepra, se unë dhe Lëvizja këtë gjuhë dijmë të flasim më mirë. Kur një marrëveshje nuk funksionon dhe mungon vullneti pë ta bërë të funksionojë, e vetmja alternativë është prishja dhe krijimi i terrenit për zgjidhje. Nuk bëhet fjalë për interesa personale apo politike. Nese do ndiqja interesin tim, do zgjidhja rrugën komode të isha thjeshtë një numër dhe mos bëja asgjë, ne këmbim të “përfitimeve” që të sjell shfrytëzimi i postit pa përgjegjësi. Unë dhe Lëvizja, jemi ne politikë jo per tu ndje rehat por për të bërë rehat popullin që na zgjedh. E KY POPULL NUK ËSHTË REHAT! Ky është problemi, këtu çalon puna, këtu ngec marrëveshja. Nuk përfillemi, nuk dëgjohemi…ndaj nuk mund te përmbushim misionin tonë kështu. Kur mbaron koha ska më pritje. Duhet zgjidhje. Dhe këtë e jep vetëm sovrani! Kaq kisha, për të mos e zgjatur më shumë me fjalë pa bereqet. Sami Salihu dhe LR zgjedh Preshevën dhe është gjithmonë me Preshevën! Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Shkencëtarët japonezë shpikin lëkurën elektronike, do përdoret për të monitoruar problemet shëndetësore Një lëkurë mjaft e hollë elektronike, e cila vendoset në lëkurë, ka një monitor …