Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Situata politike aktuale në Kosovë, me taksën e vendosur ndaj Serbisë dhe bllokimin e dialogut të Brukselit, ka bërë që administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të fokusojë politikën e saj të jashtme jashtëzakonisht shumë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në zgjidhjen e problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në të paktën tri letra zyrtare është kërkuar që të pezullohet taksa ndaj Serbisë, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump, në letrat e tij dërguar Thaçit dhe Vuçiqit është shprehur i gatshëm që Amerika të përfshihet në dialogun ndërmjet dy shteteve. Megjithatë, thirrjet e SHBA-së për heqje të taksës kanë hasur në rezistencën e Ramush Haradinajt, i cili është i bindur që taksa nuk do të hiqet derisa Serbia ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës. Për të zhbllokuar situatën, administrata e Trump-it ka dërguar në Kosovë edhe dy zyrtarë të lartë, të cilët mbrëmë kanë takuar Thaçin e Haradinajn, me të cilët kanë biseduar për dialogun me Serbinë dhe taksën. Haradinaj pas këtij takimi me një deklaratë në profilin e tij në Facebook, ka thënë se mbetet i palëkundur në qëndrime e tij. E pas këtij takimi, sot edhe ambasadori amerikan Kosnett ka drejtuar një porosi për politikanët kosovarë, përmes një thënie të Martin Luter Kingut. “Është gjithmonë koha e duhur, për të bërë gjënë e duhur”, ka shkruar Kosnett në llogarinë e tij zyrtare në twitter. Ai ka thënë se kjo thënie duhet të jetë një përkujtim edhe për politikanët e Kosovës. Ky mesazh i Kosnett mund të interpretohet si një thirrje për të mos humbur kohë, dhe për t’i marrë vendimet të cilat SHBA-ja po i kërkon prej disa muajsh. Martin Luther King Jr. once said “the time is always right to do what’s right.” A good reminder to politicians in #Kosovo as #BlackHistoryMonth draws to a close today. — Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) February” class=”redactor-linkify-object”>https://twitter.com/USAmbKosov… 28, 2019 Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kamberi : Kontrat 4.7 Milionë Dinarë per digjitalizmin e tërësishëm të Kuvendit komunal të Bujanocit Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka nënshkruar dje kontratën me vlerë prej …