Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Refuzimi i vizës amerikane për kryeministrin Haradinaj dhe anulimi i vizitës në Kosovë nga komandanti i Gardës Kombëtare të IOWA-s, gjeneralmajor Timothy Orr, vlerësohen si pasojat e para për vendin nga mospezullimi i taksës 100 për qind. Analistët politikë thonë se duhet të shqyrtohet mundësia që kur të dërgohet platforma për dialog në Kuvend aty të futet edhe pezullimi i përkohshëm i taksës për t’i hapur rrugë dialogut, skruan Gazeta Zëri. Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) po vazhdojnë të kërkojnë pezullimin e taksës së vendosur ndaj produkteve serbe, ndonëse kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk po heq dorë nga vendimi i marrë para gati tre muajsh. Në vargun e kërkesave për ta pezulluar tarifën prej 100 për qind krerët institucionalë të Kosovës para dy ditësh kanë pranuar edhe një letër nga zyrtarët e lartë të SHBA-së, nëpërmjet së cilës shprehet zhgënjimi i tyre lidhur me çështjen e taksës doganore të vendosur ndaj mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Ndërsa presidenti Thaçi ka thën: S’ka viza nëse nuk pezullohet taksa ndaj Serbisë Më tej Thaçi ka folur edhe për sanksionet që mund të ndërmerren nga ShBA-ja dhe BE-ja kundrejt Kosovës nëse nuk pezullohet taksa. Ai ka thënë se në këtë rast nuk do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës nga BE-ja. “Mund të kemi masa që do të ndërmerren nga ShBA dhe BE dhe këto masa nuk i meritojnë qytetarët e Kosovës. Nga BE nuk do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës dhe do të ketë masa që do të jenë shqetësuese për qytetarët e Kosovës edhe pse nuk po dua t’i dramatizoj”, është shprehur Thaçi. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kosovarja Fatime Gashi është shpallur Miss Manchesteri Kosovarja Fatime Gashi është shpallur Miss Manchesteri duke u kurorëzuar kështu si më e …