Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, kanë vendosur ta bojkotojnë edhe sot mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Ata thonë se arsye për bojkot është bërë largimi i fotografisë së presidentit Hashim Thaçi, të cilën gjë ata e konsiderojnë anti-kushtetuese dhe anti-ligjore. Grupi Parlamentar i PDK-së, ndërkaq, i është drejtuar sot edhe me një shkresë Vjosa Osmanit dhe Sekretarit të Kuvendit, duke iu bërë të qartë edhe zyrtarisht arsyet e bojkotit të mbledhjeve të Kryesisë së Kuvendit si veprim fillestar simbolik e politik. “Duke shprehur konsideratën më të lartë për Institucionin e Kuvendit të Republikës së Kosovës që Ju përfaqësoni, me anë të kësaj shkrese, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (këtu e tutje: PDK-së), në vijim të veprimit tuaj jo institucional dhe të pa ligjshëm për largimin e fotografisë zyrtare të Presidentit të Republikës së Kosovës nga vendi i mëparshëm në zyrën e institucionit të Kryetarit të Kuvendit, si dhe në vijim të bojkotimit të mbledhjes së parë të Kryesisë së Kuvendit, nga përfaqësuesit e PDK-së, si veprim fillestar simbolik e politik, përmes kësaj shkrese, edhe zyrtarisht ju kërkojmë që në afatin sa më të shkurtër kohor, të ndaloni së vepruari në papajtueshmëri me legjislacionin në fuqi, përkitazi më këtë çështje”, thuhet në shkresën e PDK-së drejtuar Vjosmanit dhe sekretarit të Kuvendit. “Grupi Parlamentar i PDK-së, ju kërkon edhe një herë, të lexoni dhe interpretoni drejt, nenin 20 të Ligjit nr. 03/L-132 për Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës (Gazeta Zyrtare Nr. 53 me datë 01.06.2009) i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 03/L235 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-132 për Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës (Gazeta Zyrtare Nr. 89,me datë 30.11.2010)”, thuhet tutje në shkresën e PDK-së. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Partitë politike mblidhen të mërkurën në një tryezë, diskutojnë për zgjedhjet Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, në konferencën e përjavshme ka folur …