Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Partia Demokratike shqiptare në konferenc për media ka vlersuarë se situata në Luginë mbete e tensionuarë, dhe ka dënuar provikemte e vazhdushme të qeveritarëve sërb. Në kët kohe fton të mbahet seancë e Kuvendit Shqiptar të Luginës së Preshevës. Për më shumë, lexojeni të plotë Komunikatën e lëshuar nga kryesia e PDSH-së KOMUNIKATË Në kuadër të festimit të vitit mbarëkombëtar të Skenderbeut me datë 24 mars 2018 nga autoritetet serbe të Komunës së Medvegjës u ndalua aktiviteti për fëmijë i Teatrit të Kukullave “Xixëllonjat e Lezhës”, akt ky i radhës kundër shqiptarëve që jetojnë në Medvegjë. Kjo sjellje e autoriteteve serbe për Partinë Demokratike Shqiptare është e papranueshme dhe nuk i kontribuon paqes e stabilitetit në Luginë të Preshevës. Ngjarjet e datës 26 mars 2018 në veri të Republikës së Kosovës, për këtë kohë bëjnë që shqiptarët e Luginës së Preshevës të jenë syçelë dhe PDSH fton shqiptarët të mos të bien pre e provokimeve eventuale të organeve shtetërore serbe për të nxitur situatë të padëshirueshme që rrezikojnë stabilitetin rajonal. Partia Demokratike Shqiptare u jep mbështetje të plotë të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës në ushtrimin e sovranitetit shtetëror si dhe në zbatimin e marrëveshjevjes së arritur në Bruksel për vizitat e zyrtarëve shtetëror serb. PDSH i denon provokimet e vazhdueshme të qeverisë së Serbisë dhe sidomos thirrjen e liderit serb të bosnjës i cili me gjuhë fyese dhe të urrejtjes bën thirrje për arrestime të shqiptarëve që gjenden në serbi në shenjë hakmarrjeje, prandaj fton komunitetin ndërkombëtar Brukselin zyrtar dhe SHBA-të që të shtojnë presionin e tyre politik ndaj Beogradit zyrtar për qasjen transparente e demokratike ndaj zgjidhjes së problemeve edhe në raport me shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke implementuar principin e reciprocitetit. Në këto situata të rënda politike, Partia Demokratike Shqiptare bën thirrje subjekteve politike shqiptare për mbajtjen e seancës së Kuvendit të Këshilltarëve shqiptar të Luginës së Preshevës për të sjellur vendime kruciale për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke fuqizuar dhe sinkronizuar dokumentet e mëhershme të miratuara në këtë organ të shqiptarëve të Luginës së Preshevës përfshi dhe asociacionin e komunave me shumicë shqiptare autoktonë në Luginë të Preshevës. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
PËRVEÇ ARMËVE POLICIA KONFISKON PARA, VULA, CD E TELEFONA MOBIL NË SHTËPINË E “BURDUSHIT” Policia dhe Prokuroria po vazhdojnë bastisjen në shtëpinë e mjekut popullor, Hysri Peqani, i …