Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Në Tiranë ka filluar sot konferenca një ditore me temë ”Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit Perëndimor” të organizuar nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe për Europë, Gent Cakaj. Në ketë konferencë, po marrin pjesë përfaqësues politik shqiptar nga Lugina Preshevës, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe shumë ambasadorë shqiptar të akredituar në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ministri Gent Cakaj, me të filluar konferenca, nëpërmjet një postimi në facebook, ka deklaruar se: “Kjo konferencë do të mbledhë të gjithë përfaqësuesit e lartë politikë shqiptarë nga rajoni në baza vjetore me qëllim të krijimit të platformave të përbashkëta veprimi dhe bashkërendim të qëndrimeve politike në shërbim të afirmimit të të drejtave kombëtare! Roli i shqiptarëve është i patjetërsueshëm në mbështetje të proceseve euroatlantike në Ballkanin Perëndimor! Sidoqoftë, procesi i integrimeve euroatlantike nuk zëvendëson domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit mbarëkombëtar! Këtu veçanërisht duhet theksuar rëndësia e bashkërendimit të plotë të politikës së jashtme mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë” – ka shkruar ministri Cakaj. Megjithate, ka Lugina e Preshevës, po marrin pjesë, Ragmi Mustafa – kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanocit dhe kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, Ragmi Mustafa – ish kryetar i Komunës së Preshevës, Sami Salihu – kryetar i Kuvendit komunal të Preshevës, dhe kryetar i Lëvizjes për Reporma të PDSH-së, Ardita Sinani – kryetarja e PVD-së në Preshevë, si dhe Fatmir Hasani – deputet popullor. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Brnabiç: Taksa duhet të hiqet Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnbabic, ka thënë se Haradinaj deri tani nuk ka dhënë …