Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Glauk Konjufca, njeriu i dytë më i votuar në VV, mbrëmë në emisionin Pressing të Televizionit 7 foli për mosmarrëveshjet mes VV-së dhe LDK-së lidhur me ndarjen e pushtetit gjatë qeverisjes së ardhshme. Konjufca deklaroi se marrëveshja mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës nuk u arrit pasi LDK kushtëzoi marrëveshjen me postin e Presidentit që do ta zëvendësojë Hashim Thaçin. Ai u shpreh se dy partitë u dakorduan që ministritë të ndahen pesë me pesë dhe që LDK të zgjedhë e para. VV nuk u pajtua as me zgjedhjen e parë të LDK-së për postet ministrore e që ishte Ministria e Punëve të Brendshme, premtim ky elektoral i partisë së Albin Kurtit, shkruan Gazeta Express. “Marrëveshja për koalicion nuk u lidh sepse Lidhja Demokratike e Kosovës e kushtëzoi marrëveshjen me pozitën e Presidentit”, është shprehur Konjufca në Pressing. Tutje, Konjufca tha se VV’ja nuk e priste këtë kushtëzim. “Ne nuk e kemi pritur këtë gjë sepse siç e dini ju, këto zgjedhje kanë qenë zgjedhje parlamentare dhe pas konstituimit del qeveria nga Kuvendi dhe pozita e presidentit është diçka krejt tjetër”, ka thënë Konjufca. “Pozita e presidentit është krejtësisht e pavarur”, shtoi Konjufca. Konjufca tha se edhe pse kanë dalur fitues të zgjedhjeve kanë bërë kompromise që të lidhin koalicion me LDK-në. “Ne kemi bërë shumë kompromise që të qeverisim së bashku me LDK’në”, tha Konjufca. “Faktikisht jemi të zhgënjyer me fazën e dytë të negociatave. Në pjesën e parë ishim shumë të kënaqur dhe kaluam shumë mirë. Kemi mbi 30 faqe të shkruara detajisht për programin qeverisës. Është një program shumë i detajishëm se çka do të bëjmë”. “Ne bëmë një kompromis dhe lejuam që Isa Mustafa të zgjedhë i pari ministrinë që dëshirojnë. Ata zgjodhën pikërisht MPB’në”, u shpreh Konjufca në Pressing. Ai tha se VV ka propozuar ndarjet ministrore në mënyrë të barabartë, por Presidenti të jetë i padiskutueshëm. “Ky është kompromisi jonë. Ndarja e ministrive 5 me 5 dhe kryeministri për kryeparlamentarin. Presidenti i padiskutueshëm” Po ashtu, Konjufca ka thënë se dy anëtarë të VV’së do të jenë pjesë e kryesisë së Kuvendit pasi që i takojnë sipas Kushtetutës së Kosovës. Ai ka thënë se gjatë negociatave për marrëveshjen e koalicionit, Vetëvendosja nuk ia ka kërkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës 7 ministri në këmbim të postit të presidentit. “Nuk ia kemi kërkuar LDK’së 7 ministri në këmbim të postit të presidentit”, është shprehur Konjufca. Ndryshe, LDK dhe VV nuk arritën të lidhin një marrëveshje të hënën për koalicion qeverisës pasi që LDK kërkoi Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe postin e presidentit./GazetaExpress/ Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Gazeta Gjermane: Marrëveshja Kosovë-Serbi nënshkruhet më 12 qershor në SHBA Gazeta prestigjioze gjermane “Frankfurter Run“Frankfurter Rundschau” shkruan se ndarja mes Kosovës dhe Serbisë në …