Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Komuna e Bujanocit njoft gjithë qytetarët e sajë përmes postimit në faqen zyrtare të komunës se për festën e 28 nëntorit nuk do të ketë aktivitet festive për të shënuar ditën e flamurit,përshkak të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në komunën tonë dhe për arsye të ruajtjes së shëndetit publik. Ky është njoftimi i plotë nga faqja zyrtare e Komunës së Bujanocit: Të dashur qytetarë shqiptarë të komunës së Bujanocit, Nesër, më datë 28 Nëntor shqiptarët kremtojnë Ditën e Flamurit dhe Ditën e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar. Kjo festë, fatkeqësisht, përshkak të shfaqjes së pandemisë Covid-19 dhe përhapjes së saj në mesin e qytetarëve tanë, na ka detyruar që 28 Nëntorin e 2020-ës të mos e festojmë sikur vitet e kaluara. Ju njoftojmë, se përshkak të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në komunën tonë dhe për arsye të ruajtjes së shëndetit publik, komuna e Bujanocit nuk ka organizuar aktivitete festive për ditën e nesërme. Përkundër kësaj, edhe këtë vit do të ngritet flamuri kombëtar shqiptar në ndërtesën e komunës së Bujanocit. Me dëshirën që festat e ardhshme të Nëntorit t’i festojmë në mënyrë më dinjitoze, komuna e Bujanocit i uron të gjithë shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ndaj vendimit të Ministres Obradoviq reagon Sekretarja e Kuvendit Nermine Aliu Sekretarja e Kuvendit Komunal të Bujanocit Nermine Aliu ka regauar ndaj vendimit të ministres …