Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Serbia përveç përpjekjeve të shumta për ta ndalur integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare nuk e ka ndalur presionin as ndaj qytetarëve të etnisë serbe që kontribuojnë në Kosovë. Së fundmi këtë praktikë e ka vazhduar edhe me deputetin serb në Kuvendin e Kosovës, Slobodan Petroviq, nga Partia e Pavarur Liberale (SLS), shkruan sot gazeta. Petroviq u ndalua të shtunën në pikën kufitare në Merdare teksa po shkonte në një vizitë familjare në Beograd, aty ai është marrë në pyetje për orë të tëra nga zyrtarët e Shërbimit Informativ dhe të Sigurisë së Serbisë (BIA). Duke folur për këtë çështje Slobodan Petroviq ka thënë për gazetën “Zëri” se ndalesa e tij në Merdare sjell frikë dhe pasiguri, si dhe dëmton edhe më shumë marrëdhëniet ndërfqinjësore mes Kosovës dhe Serbisë. “Kjo ngjarje nuk shkon në favor të marrëdhënieve të mira fqinjësore, bashkëjetesës dhe qetësimit të tensioneve, përkundrazi, kjo ngjarje sjell edhe më shumë frikë dhe pasiguri në mesin e popujve tanë”, ka deklaruar Petroviq.. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
IKSHPK bën thirrje për vaksinim dhe bartje të maskës në ambiente të mbyllura Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë apel te qytetarët që të …