Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Rreth 3.000 punonjës shëndetësorë të pavaksinuar, në Francë janë pezulluar nga puna, pas hyrjes në fuqi të vaksinimit me detyrim për stafin mjekësor, tha Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran. Shumica e pezullimeve janë të përkohshme dhe shumica e tyre përfshijnë staf ndihmës. “Ka pak bluza të bardha”, tha ai. Vaksinimi i detyrueshëm kundër Covid-19 hyri në fuqi dje për 2.7 milionë persona, siç janë personeli në spitale, personeli në shtëpitë e të moshuarve dhe infermierët e vetëpunësuar. Sipas Shërbimit Shëndetësor Publik Francez (Santé publique France, SpF), më 12 shtator, 89.3% e personelit në shtëpitë e pleqve kishin marrë të paktën një dozë vaksine, ndërsa shkalla përkatëse e vaksinimit për të gjithë personelin e kujdesit shëndetësor ishte 73. 9 %. /Oranews/ Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
z.Jetish Jashari ka vizituar sot institucionet në Komunën e Bujanocit Kryetari i Kuvendit Komunal z.Enver Ramadani ka pritur sot në takim Shefin e zyrës …