Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Pfizer ka thënë të premten se pilula e saj eksperimentale antivirale për COVID-19 uli normat e shtrimit në spital dhe vdekjes me gati 90% te të rriturit me rrezik të lartë, pasi prodhuesi i barnave i bashkohet garës për të sjellë ilaçin e parë të lehtë për t’u përdorur kundër koronavirusit. Aktualisht të gjitha trajtimet e COVID-19 të përdorura në SHBA kërkojnë një injeksion. Pilula Covid-19 e konkurrentit Merck është tashmë nën shqyrtim në Administratën e Ushqimit dhe Barnave pasi tregoi rezultate të forta fillestare dhe të enjten Britania u bë vendi i parë që e miratoi atë. Pfizer tha se do të kërkojë nga FDA dhe rregullatorët ndërkombëtarë që të autorizojnë pilulën e saj sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi ekspertë të pavarur rekomanduan ndalimin e studimit të kompanisë bazuar në fuqinë e rezultateve të saj. Pasi Pfizer të aplikojë, FDA mund të marrë një vendim brenda javësh ose muajsh. Nëse autorizohet, kompania do ta shiste ilaçin nën emrin e markës Paxlovid. Studiuesit në mbarë botën janë në garë për të gjetur një pilulë kundër COVID-19 që mund të merret në shtëpi për të lehtësuar simptomat, për të shpejtuar shërimin dhe për të zvogëluar barrën dërrmuese për spitalet dhe mjekët. Pfizer publikoi të premten rezultatet paraprake të studimit të saj me 775 të rritur. Pacientët që morën ilaçin e kompanisë së bashku me një antiviral tjetër menjëherë pasi shfaqën simptomat e COVID-19, patën një reduktim prej 89% në shkallën e tyre të kombinuar të shtrimit në spital ose vdekjes pas një muaji, krahasuar me pacientët që merrnin një pilulë bedel. Më pak se 1% e pacientëve që merrnin ilaçin duhej të shtroheshin në spital dhe askush nuk vdiq. Në grupin e krahasimit, 7% u shtruan në spital dhe pati shtatë vdekje. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Sot në Bujanoc u mbajt panairi i tetë ndërkombëtar”Bleta nuk njeh kufi” Bujanoci sot ishte mikpritës i qindra vizitorëve dhe bletarëve nga vendi dhe rajoni në …