Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Njësi të shumta policore duke përfshirë edhe SIT-in kanë nisur aksion për arrestimin e personave që dyshohet se merren me kontrabandë në Zubin Potok dhe në pjesë të tjera të Veriut të Kosovës Nga ky aksion ka mbetur i plagosur një polic përderisa janë arrestuar pesë persona deri tani. Ndërkohë serbët lokalë në Zubin Potok, kanë bërë barrikadë përderisa janë dëgjuar të shtëna të shumta të armëve, njofton Klan Kosova. Situata momentale është e qetë por ka prezencë e madhe e Policisë së Kosovës. Një aksion të gjerë ka zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës. Siç mëson Gazeta Express nga burime të sigurta brenda hetuesisë, nga ky aksion janë prangosur dhjetëra zyrtarë të policisë të nacionalitetit serb. Deri më tani numri i të arrestuarve ka kaluar mbi 30. Të gjithë këta dyshohet se janë të përfshirë në krim të organizuar dhe vepra të tjera penale. Në mesin e të arrestuarve ka edhe policë të Kosovës (nga fshatrat e jugut të Mitrovicës). Mirëpo, dominojnë policët e nacionalitetit serb. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Komuna e Bujanocit me masa të reja lokalet nga nesër punojnë deri në ora 18:00 Shtabi për situata të jashtëzakonshme në Komunëne Bujanocit i njofton qytetarët se Qeveria e …