Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Dje ekipi negociator ka mbajtur një takim me krerët institucionalë, në të cilin kanë diskutuar rreth platformës për dialogun që pritet sot të votohet nga ekipi dhe nesër të dërgohet në Kuvend. Në këtë takim morën pjesë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, të cilët, sipas ekipit, kontribuuan në kompletimin e këtij draftdokumenti, shkruan Gazeta “Zëri”. Pas takimit bashkëkryesuesi i ekipit negociator, Shpend Ahmeti, ka thënë se në këtë platformë nuk përfshihet ideja e presidentit Thaçi për korrigjim të kufijve, duke shtuar se dokumenti nuk do të dalë kundër Kushtetutës së Kosovës. “Jo nuk përfshihet korrigjimi i kufijve, absolutisht jo, as nuk është përmendur në takim dhe as nuk do të përfshihet në platformë. Nuk ka befasi në platformën që po e kompletojmë, mbesim besnikë ndaj Kushtetutës, ashtu siç është edhe mandati i këtij ekipi”, ka thënë Ahmeti. Ai përmendi se nuk ka pasur ndonjë kërkesë nga presidenti Thaçi për të shtuar ose për të hequr diçka nga platforma, porse kërkesat e tilla presidenti mund t’i adresojë në Kuvend kur platforma të dalë për votim. Pas përfundimit të këtij takimi ekipi negociator pati edhe një diskutim tjetër mes anëtarëve të delegacionit. Aty u rishikua edhe një herë platforma, e cila siç njoftoi Ahmeti, me shumë mundësi sot do të votohet nga ekipi dhe nesër do t’i dorëzohet Kuvendit. “Tash edhe një herë do t’i dërgojmë në subjektet politike të cilat i përfaqësojmë dhe në grupe të ndryshme për ta diskutuar dhe besoj që të enjten jemi të gatshëm për ta votuar në delegacionin shtetëror. Nëse nesër bëhen të gjitha ndryshimet dhe votohet platforma në delegacionin shtetëror, atëherë besoj që të premten do ta dërgojmë në Kuvend”, ka thënë Ahmeti. Por kjo platformë pritet se nuk do ta ketë përkrahjen e dy partive më të mëdha opozitare. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Osmani, ka thënë se LDK-ja e mban qëndrimin të cilin e ka shprehur disa herë karshi dialogut me Serbinë, por nuk është shprehur kundër platformës pa e parë se çfarë përmban ajo. Megjithatë, ai ka thënë se nuk përkrahin platforma që janë në dëm të vendit. “LDK-ja mbetet fuqishëm prapa qëndrimeve të saj që i ka dhënë së fundmi në lidhje me procesin e dialogut dhe normalisht që LDK-ja nuk mbështet variante ose opsione të dëmshme për shtetin”, ka thënë Osman. Kurse Lëvizja Vetëvendosje qëndron kategorikisht kundër ekipit dhe platformës për dialogun. Deputetë të kësaj partie ka thënë se tashmë është e ditur se Vetëvendosja nuk beson se ky ekip me përbërjen që ka do të arrijë të përpilojë një platformë, e cila do ta mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial. Ndërsa analisti politik Mazllum Baraliu ka thënë se vonesat e ekipit negociator për përpilimin e platformës po vijnë për shkak të moskoordinimit të anëtarëve të ekipit në mes vete dhe për shkak të mungesës së vullnetit për punë të ekipit. “Ka dy faktorë pse ky dokument po vjen me vonesë, njëra është vështirësia e harmonizimit të qëndrimeve brenda koalicionit, sepse ka pasur ndryshime të qëndrimeve për secilën fjalë dhe në anën tjetër mbase mosangazhimi i duhur dhe një avashllëk që është e qartë në të gjitha punët e këtij ekipi dhe të këtij koalicioni qeverisës që e kemi në fuqi tani”, theksoi Baraliu. Ai më tej ka thënë se shpreson që platforma është përgatitur mirë, në mënyrë që të mbrohen interesat e vendit. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Vendimi për dinarin, BE: Jemi të shqetësuar për pasojat Vendimi për dinarin, BE: Jemi të shqetësuar për pasojat, kjo çështje të përfshihet në …