Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike shqyrton Projekt Platformën shtetërore për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve. Kjo platformë ditë më parë është dërguar nga Qeveria në Kuvend, ku mandaton presidentin Thaçi t’i udhëheqë negociatat. Kjo platformë me një faqe e gjysmë tekst, e cila përmban nëntë pika, parasheh që dialogu të përmbyllet me njohje reciproke. Qeveria thotë se e ka miratuar këtë platformë, duke qenë e përkushtuar për të ndërtuar paqe në rajon, për marrëdhënie të mira fqinjësore me shtetet e rajonit dhe duke rikonfirmuar se Kosova respekton marrëveshjet ndërkombëtare. Me këtë platformë, Kosova insiston që dialogu të mbyllet me Marrëveshje ligjore ndërkombëtarisht të obligueshme, përmes së cilës duhet të ketë njohje reciproke mes dy shteteve. Aty Presidenti autorizohet të zhvillojë bisedimet për arritjen e Marrëveshjes ligjore. Ky është dokumenti i plotë: Duke qenë të përkushtuar për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme në rajon dhe për marrëdhënie të mira fqinjësore me të gjitha shtetet e rajonit, Duke marr parasysh unitetin politik që ekziston në Kosovë për anëtarësimin e shpejtë të Kosovës në OKB, në Bashkimin Evropian dhe në Paktin NATO, Duke rikonfirmuar se Republika e Kosovës respekton marrëveshjet ndërkombëtare dhe duke njohur rëndësinë e zbatimit të tyre në pajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe vendimet e saj; Komisioni për punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike shqyrton Projekt Platformën shtetërore për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve. Kjo platformë ditë më parë është dërguar nga Qeveria në Kuvend, ku mandaton presidentin Thaçi t’i udhëheqë negociatat. Kjo platformë me një faqe e gjysmë tekst, e cila përmban nëntë pika, parasheh që dialogu të përmbyllet me njohje reciproke. Qeveria thotë se e ka miratuar këtë platformë, duke qenë e përkushtuar për të ndërtuar paqe në rajon, për marrëdhënie të mira fqinjësore me shtetet e rajonit dhe duke rikonfirmuar se Kosova respekton marrëveshjet ndërkombëtare. Me këtë platformë, Kosova insiston që dialogu të mbyllet me Marrëveshje ligjore ndërkombëtarisht të obligueshme, përmes së cilës duhet të ketë njohje reciproke mes dy shteteve. Aty Presidenti autorizohet të zhvillojë bisedimet për arritjen e Marrëveshjes ligjore. Qeveria e Republikës së Kosovës, ka miratuar propozimin për Platformën shtetërore për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve, e cila i procedohet Kuvendit të Republikës së Kosovës për shqyrtim të mëtejshëm: Platforma shtetërore Për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve Kuvendi i Republikës së Kosovës insiston që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllet me një Marrëveshje ligjore ndërkombëtarisht të obligueshme, përmes së cilës duhet të ndodhë njohja reciproke ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Kuvendi i Republikës së Kosovës vlerëson se nënshkrimi i Marrëveshjes ligjore ndërkombëtarisht të obligueshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, do të mundësojë normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve fqinje, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial. Kuvendi i Republikës së Kosovës mbështetë fuqishëm rolin lehtësues të BE-së dhe përkrahjen e SHBA-së për arritjen e Marrëveshjes ligjore ndërkombëtarisht të obligueshme, si dhe garantimin e zbatimit të tërësishëm të saj. Kuvendi i Republikës së Kosovës vlerëson se Marrëveshja ligjore ndërkombëtarisht e obligueshme do t’i mundësojë Republikës së Kosovës anëtarësimin në OKB, dhe në të gjitha organizatat tjera relevante ndërkombëtare në të cilat nuk është anëtarësuar. Kuvendi i Republikës së Kosovës vlerëson që Marrëveshja ligjore ndërkombëtarisht e obligueshme do ta përshpejtojë thelbësisht procesin e anëtarësimit të Kosovës në Paktin NATO dhe në BE. Kuvendi i Republikës së Kosovës konfirmon që Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Delegacioni i Kosovës që do të krijohet në koordinimin me të gjithë spektrin politik, në respektim maksimal të unitetit politik në vend, janë të autorizuar të zhvillojnë bisedimet për arritjen e Marrëveshjes ligjore ndërkombëtarisht të obligueshme. Delegacioni i Kosovës në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, në bazë të rrethanave dhe nevojave që do të kërkohen prej BE-së do të mund të përfaqësohen edhe nga përfaqësuesit e tjerë të institucioneve të Kosovës. Presidenti i Republikës së Kosovës obligohet që t’i raportojë në baza të rregullta Kuvendit të Kosovës, për rrjedhat e dialogut në mes të Delegacioneve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Kuvendi i Republikës së Kosovës është autoritetit suprem i cili do të ratifikojë Marrëveshjen ligjore ndërkombëtarisht të obligueshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ozil tërhiqet nga kombëtarja e Gjermanisë: Nuk do ta pranoj kurrë panjerëzinë, mosrespektin dhe racizmin Mesfushori gjerman, Mesut Ozil, ka konfirmuar se është pensionuar nga kombëtarja e Gjermanisë, pasi …