Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë dhe ish-kryetar i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, ka thënë se Presheva kërkon bashkimin me Kosovën. Shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë realizimin e referendumit të 22 marsit 1992 për t’iu bashkuar Republikës së Kosovës. Ragmi Mustafa, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë dhe ish-kryetar i komunës së Preshevës, tha për RTV Ora, se këtë kërkesë do t’ua paraqesë të gjithë politikanëve të pranishëm në konferencën e ditës së nesërme të organizuar nga ministri Gent Cakaj me temë “Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor”. “Nesër do të kërkoj nga të gjithë të pranishmit të politikës shqiptare që të mbështesin iniciativën, të drejtën ndërkombëtare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkimin me Kosovën. Kohët e fundit ka dhe frustrime shumë interesante në politikën shqiptare në Republikën e Kosovës duke ju shmangur kësaj kërkese të shqiptarëve mbase Serbia do të kërkojë diçka nga Kosova”, tha ai. Mustafa tha se të drejtat që kërkon Serbia për serbët e Kosovës me garanci ndërkombëtare duhet t’iu jepen dhe shqiptarëve në Luginën e Preshevës. “Shqiptarët e Luginës së Preshevës duke pritur jo më pak se 100 vite, duke mos e besuar kurrë që Serbia edhe në rast të arritjes së një marrëveshje të zbatonte të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës ne padyshim që kërkojmë realizimin e referendumit të 22 marsit 1992, realizimin e idealit të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe dëshmorëve të kombit, të platformës politike të miratuar nga partitë politike shqiptare në 2006 që specifikon në mënyrë të përpiktë të gjitha kërkesat e shqiptarëve, duke qenë se referendumi i 22 marsit 1992 ka të bëjë me të drejtën kruciale për Preshevë, Bujanoc, Medvegjë që t’i bashkohen republikës së Kosovës ku edhe kanë pasur vendin. Deri në vitet 1957 ka qenë pjesë territoriale e Republikës së Kosovës deri kur Serbia ka ndërhyrë me qëllim ndarjen e shqiptarëve. Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë në pozitën më të ke qe ekstreme të realizimit të të drejtave të tyre dhe gjendjes ekonomie më të rëndë”, tha Mustafa Like 0
Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë dhe ish-kryetar i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, ka thënë se Presheva kërkon bashkimin me Kosovën. Shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë realizimin e referendumit të 22 marsit 1992 për t’iu bashkuar Republikës së Kosovës. Ragmi Mustafa, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë dhe ish-kryetar i komunës së Preshevës, tha për RTV Ora, se këtë kërkesë do t’ua paraqesë të gjithë politikanëve të pranishëm në konferencën e ditës së nesërme të organizuar nga ministri Gent Cakaj me temë “Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor”. “Nesër do të kërkoj nga të gjithë të pranishmit të politikës shqiptare që të mbështesin iniciativën, të drejtën ndërkombëtare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkimin me Kosovën. Kohët e fundit ka dhe frustrime shumë interesante në politikën shqiptare në Republikën e Kosovës duke ju shmangur kësaj kërkese të shqiptarëve mbase Serbia do të kërkojë diçka nga Kosova”, tha ai. Mustafa tha se të drejtat që kërkon Serbia për serbët e Kosovës me garanci ndërkombëtare duhet t’iu jepen dhe shqiptarëve në Luginën e Preshevës. “Shqiptarët e Luginës së Preshevës duke pritur jo më pak se 100 vite, duke mos e besuar kurrë që Serbia edhe në rast të arritjes së një marrëveshje të zbatonte të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës ne padyshim që kërkojmë realizimin e referendumit të 22 marsit 1992, realizimin e idealit të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe dëshmorëve të kombit, të platformës politike të miratuar nga partitë politike shqiptare në 2006 që specifikon në mënyrë të përpiktë të gjitha kërkesat e shqiptarëve, duke qenë se referendumi i 22 marsit 1992 ka të bëjë me të drejtën kruciale për Preshevë, Bujanoc, Medvegjë që t’i bashkohen republikës së Kosovës ku edhe kanë pasur vendin. Deri në vitet 1957 ka qenë pjesë territoriale e Republikës së Kosovës deri kur Serbia ka ndërhyrë me qëllim ndarjen e shqiptarëve. Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë në pozitën më të ke qe ekstreme të realizimit të të drejtave të tyre dhe gjendjes ekonomie më të rëndë”, tha Mustafa
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ish-presidenti Bush mbështet Thaçin për marrëveshjen Kosovë-Serbi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po zhvillon vizitë zyrtare në SHBA, gjatë …