Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Pushteti lokal i Preshevës, nuk e ka ndërmend të ndalet nga skandalet e një-pas-njëshme. Gjatë ditës së sotme, nën ‘orkestrimin’ e kryetarit Shqiprim Arifi, Organizata për kulturë fizike në Preshevë, ka ndërprerë një anëshëm kontratën e punës, pa asnjë shpjegim, magjistrit të vetëm në ketë institucion, Shëndrit Jahiu. Siç mëson jozyrtarisht Lugina-Lajm, Mr.Shëndrit Jahiu, u largua nga puna me të vetmin preteks që aktualisht është këshilltar komunal në Preshevë nga rradhët e Partisë për Veprim Demokratik, parti kjo opozitare në Preshevë. Edhepse Jahiu, gëzon titullin magjistër i shkencëve të edukatës fizike dhe përvojën 8-të vjeçare, pushteti i Preshevës në krye me Shqiprim Arifin, nuk zbrampset nga ideologjia hakëmarrëse ndaj rivalëve politik. Pas ndërprerje së kontartës, ka reaguar edhe vetë Mr.Shëndrit Jahiu nëpërmjet një postimi në facebook: Ju mund të më ndërpritni kontratën e punës por jo edhe vullnetin tim për t’i kontribuar të mirës dhe vetëm të mirës. Ju, definitivisht nuk jeni të mirët prandaj edhe më duhet të angazhohem edhe më shumë në mënyrë që jetëgjatësia e juaj në pushtet të jetë sa më e shkurtër. Unë edhe nesër do të jem magjistër i edukatës fizike, ju do të jeni e kaluara. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Xhelal Memeti jep dorëheqje nga aktiviteti politik i Partisë Demokratike Kryetari i Degës së Partisë Demokratike në Preshevë, Xhelal Memeti, përmes një postimi në …