Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti amerikan, Joe Biden të enjten tha se synon të emërojë diplomatin e vjetër, Christopher Hill për ambasador në Serbi. Hill u tërhoq nga shërbimi i jashtëm në vitin 2010 pasi shërbeu si ambasador në Irak. Gjatë karrierës së tij, ai ndihmoi në negocimin e një zgjidhjeje paqësore në vitin 1995 për t’i dhënë fund luftës trevjeçare në Bosnje-Hercegovinë dhe ishte kreu i delegacionit amerikan në vitin 2003 në bisedimet me gjashtë vende që kishin për qëllim të bindnin Korenë e Veriut të hiqte dorë programin e tij bërthamor. Foto: Alamy Hill ishte ambasadori amerikan në Maqedoni, Poloni dhe Korenë e Jugut si dhe i dërguar special në Kosovë. Ai u emërua si ndihmës sekretar shteti për çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit gjatë administratës së George W. Bush. Ai po ashtu ishte i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën, i cili luajti një nga rolet kryesore në negociatat që i paraprinë konferencës në Rambuje në vitin 1999. Hill aktualisht është një profesor ndihmës në Shkollën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Publike të Universitetit Columbia, raporton ap. Diplomati 69-vjeçar pritet të merr konfirmimin e Senatit amerikan. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Edhe 9 të arrestuar,Policia e Kosovës ka vazhduar edhe sot operacionin ‘’Subvencioni 2021’’ Policia e Kosovës ka vazhduar edhe sot operacionin ‘’Subvencioni 2021’’, ku nëntë (9) persona …