Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti francez Emmanuel Macron në javët e ardhshme e viziton Serbinë, ndërsa data e saktë duhet së shpejti të jetë e caktuar, ka thënë ambasadori i Francës në Beograd Frederick Mondoloni. Ai ka thënë për gazetën serbe “Veçernje Novosti” se vizita e cila ishte planifikuar për fillim të dhjetorit vitin e kaluar nuk është anuluar por është shty, për shkak të ngjarjeve të brendshme në Francë, gjegjësisht demonstratave dhe trazirave nëpër rrugët e Parisit. “Jemi duke punuar në marrëveshjen me Beogradin për datën e re dhe shpresoj se së shpejti do ta propozojë terminin konkret. Pres që vizita të realizohet në javët e ardhshme”, ka thënë Mondoloni. Ai pret se temat qendrore të takimit të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Emmanuel Macron do të jetë situata në rajon dhe gjetja e zgjidhjes së marrëdhënieve me Kosovën. Mondoloni ka thënë se Franca e përkrahë dialogun e Beogradit dhe Prishtinës, si dhe që nuk ka informata se dikush e ka caktuar përfundimin e dialogut për qershor të këtij viti. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Sa kushton prodhimi i një Bitcoini ? Bitcoin është i shtrenjtë – qoftë nëse e blini nga ndonjë shkëmbyes (Exchange) ose …