Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dje priti në takim një delegacion të Këshillit Kombëtar Shqiptar për Luginën e Preshevës, të përbërë nga kryetari Ragmi Mustafi, Lirona Zuka dhe Alban Alili. Temë diskutimi me delegacionin nga KKSH-ja ishin pasivizimi i adresave të shqiptarëve të tri komunave tona, mosnjohja e diplomave nga të rinjtë tanë që studiojnë në Universitetet e Republikës së Kosovës dhe disa çështje të tjera, të cilat janë në interes të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Presidentja Osmani ka shprehur gatishmëri për ta mbështetur Këshillin Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës. Ajo ka bërë të ditur se në vazhdimësi angazhohet për promovimin e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc dhe ka adresuar problemet me të cilat ballafaqohen këta qytetarë, siç janë pasivizimi i adresave, mosnjohja e diplomave nga Serbia dhe problemet e vazhdueshme me punësimin. “E keni mbështetjen time dhe ju siguroj se do të përpiqem që zëri juaj të dëgjohet. Qytetarët e Luginës së Preshevës janë brengë e jona e përhershme, dhe do të ndërmarrim çdo veprim të mundshëm për t`i ndihmuar sa më shumë”, ka theksuar Presidentja Osmani, duke rikonfirmuar se problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të vazhdojë t’i ngrisë në instancat më të larta ndërkombëtare. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Thaçi fton shqiptarët në Mal të Zi për dalje masive në zgjedhjet e së dielës Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar shqiptarët në Mal të Zi, që gjatë …