Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Nënkampionia e Kosovës, Prishtina, do ta nisë sot rrugëtimin për t’u kualifikuar në Ligën e Evropës, garën dytësore evropiane, si nikoqire e klubit nga Gjilbraltari, St Joseph, në një ndeshje të rrethit preliminar në stadiumin Fadil Vokrri. Prishtina do të kërkojë ta shfrytëzojë terrenin vendas sonte 5 në ndeshjen e parë kundër St Joseph që do të nisë në orën 20:45 në Fadil Vokrri, para se ta vizitojë Gjilbrartarin për ndeshjen e kthimit pas një jave, në përpjekje për t’u kualifikuar në rrethin e parë kualifikues. Bardhekaltrit mund të përballen me disa mungesa, si sulmuesi Basid Khalid dhe Meriton Korenica, ndërsa nuk do të mundë të llogarisë në blerjet e reja, Ahmed Januzi dhe Tun Bardhoku, të cilët nuk janë licencuar për këtë rreth kualifikues. Ndeshjen kthyese mes këtyre dy skuadrave do ta zhvillohet të enjten e ardhshme, më 4 korrik. Nëse në këtë rund ajo arrin të sigurojë fitore, atëherë klubi kryeqytetas do të përballet me klubin skocez, Rangers, në rrethin e parë kualifikues për në Ligën e Evropës. Kjo do të jetë hera e katërt që Prishtina do të tentojë të arrijë sukses në këtë rrugëtim. Megjithatë, këtë herë ajo synon të arrijë rezultate më të mira pasi që dy herë është eliminuar në rrethin e parë kualifikues dhe një herë në rrethin paraeliminator. Prishtina mori pjesë në këtë short si nënkampione e Superligës së Kosovës. Pasi që Feronikeli e fitoi edhe titullin e ligës e edhe atë të Kupës, Prishtinës i takoi vendi në rundin parakualifikues të Ligës së Evropës Like 0