Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kreu i LDK-së, Isa Mustafa pritet që të dorëzojë dorëheqjen sot para strukturave të partisë, pas humbjes së thellë që ka pësuar subjekti në të cilin ai udhëheq në zgjedhjet e 14 shkurtit, merr vesh Gazeta Express nga burime brenda partisë. Mustafa në mbledhjen që po mbahet në kryesi pritet që lajmin të u’a kumtojë strukturave të partisë. Partia e Isa Mustafës ka shënuar humbjen më të thellë në historinë e saj në zgjedhje. LDK nuk ka fituar në asnjë komunë, ndërsa ka humbur thellë edhe në komunat ku udhëheqin zyrtarë të këtij subjekti politik. Kur janë numëruar 99.23% të votave, LDK-ja renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%. Ndërkaq LVV vazhdon të prijë. Aktualisht, LVV numëron 376 mijë e 933 vota, apo 47,88%. Partia e Albin Kurtit ndiqet nga PDK-ja në vend të dytë, e cila aktualisht ka marrë 136 mijë e 681 vota apo 17,36%. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kina e lanson aplikacionin që zbulon koronavirusin Kina e ka lasnuar një aplikacion që lejon njerëzit të kontrollojnë nëse kanë qenë …