Pas insistimit të nismës qytetare – politike, LUGINA DO ZGJIDHJE dhe pas një maratone të gjatë rrugëtimi e mbështetje mbarëshqiptare që ju bë asaj, subjektet politike në Luginë të Preshevës kanë arritur një gjuhë të përbashkët konsensuale për mbledhjen e Kuvendit të këshilltarëve shqiptarë ( të njohur si Kuvendi i tre Kuvendeve).

Kjo nismë qytetare përshëndet konsensusin e arritur për mbledhjen e Kuvendit të këshilltarëve shqiptarë të Komunave, – Preshevë; Bujanoc e Medvegjë, e që ky Kuvend pritet të mbahet ditën e shtunë më 14.07.2018 me fillim në ora 11:00.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

Andaj, konsiderojmë se deri tani kemi një rrugëtim të mbarë dhe ky Kuvend duhet të ndodhë, për shumë arsye dhe se Lugina e Preshevës nëpermes këtijë Kuvendi pritet që të kërkojë reciprocitet me të drejtat e sërbve që gëzojnë në Kosovë dhe se Lugina e Preshevës duhet të përfshihet në raundin finalë të dialogut Kosovë – Sërbi.

Ne do ta vazhdojmë lobimin dhe presionin politik, drejt të gjitha atyre subjekteve me peshë deri në finalen e madhe, që Lugina e Preshevës të futet në agjendën zyrtare të Republikës së Kosovës në negociatat në Bruksel”, thuhet nga përfaqësuesit e iniciativës  qytetare #LUGINADOZGJIDHJE

 

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme