Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për këshillat kombëtare të pakicave nacionale është një nga ligjet më të rëndësishme për pakicat dhe në veçanti për pakicën kombëtare shqiptare. Këshilli Kombëtar Shqiptar ka qenë që në fillim shumë aktiv me propozime, vërejtje dhe sugjerime brenda Grupit Koordinues të këshillave kombëtare të pakicave nacionale si dhe në diskutimet publike të organizuara nga Ministria Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale dhe OSBE-ja. Brenda Grupit Koordinues të këshillave kombëtare të pakicave nacionale bashkërisht jemi dakorduar sa i përket amendamentit dhe përmisimit të disa neneve në veçanti që kanë të bëjnë me Depolitizimin, Pronën, Kulturën, Arsimit, Financimit, Sakcionet e ashpëra ndaj këshillave, statusin e anëtarëve të këshillave si dhe ka pasë diskutime të ashpëra rreth statusit juridik të këshillave. Dje ka qenë diskutimi final publik me çrast Këshillit Kombëtar Shqiptar para përfaqësuesve të Këshillit Evropës, Bashkimit Evropian, OSBE dhe përfaqësuesve të Qeverisë theksuam se përgjigja ndaj sfidave tona janë vlerat evropiane. Se propozimi i Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për këshillat kombëtare të pakicave nacionale nuk pasqyron dhe shpreh nevojën e Këshillit Kombëtar Shqiptar për formën e organizimit administrativo – territorial me funksion në sferat e gjyqësisë, policisë, arsimit, përdorimit të gjuhës dhe simboleve kombëtare, shëndetësisë, zhvillimit ekonomik, kulturës, planifikimit lokal, planifikimit hapësinor, ambientit ekologjik, resurset natyrore, sferën e banimit, shërbimet sociale. Për më tepër është drejtpërdrejt në kundërshtim me nenin 20 paragrafi 2 të Kushtetutës së Republikës së Serbisë e cila në mënyrë eksplicite thotë “Niveli i arritur i të drejtave të njeriut dhe të pakicave nuk mund të zvogëlohet.” Me këtë Projektligj nga “kompetencat” e parapërcaktuara me ligjin ekzistues si propozim I Ministrisë është “autorizime publike” me çrast Këshilli Kombëtar Shqiptar diskualifikohet nga atributi juridik i institucionit (organit) dhe imponohen prerogative të organizatës. Këshilli Kombëtar Shqiptar nuk është i gatshëm të besoj se disa ligje të tjera ose do të ketë mundësi të tjera për të plotësuar nevojat tona për mbrojtjen dhe promovimin e bashkësisë etnike shqiptare. Sepse ka tashmë 3 vjet që Qeveria e Republikës së Serbisë miratoi konkluzionin për rezultatet e Komisionit Ndërkombëtar për vlerësimin e popullsisë për komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të evidentohen si rezultatet e regjistrimit të popullsisë nga vitit 2011 dhe çdo institucion është i detyruar të i referohet vlerësimit si numri real të shqiptarëve në Serbi. Ndërkaq, edhe sot institucionet i këtij shteti konsiderojnë 5.809 shqiptarë çka bie në kundërshtim me neni 14 paragrafi 2 të Kushtetutën e Republikës së Serbisë, që thotë se “Shteti garanton mbrojtje të veçantë për pakicat kombëtare me qëllim të ushtrimit të barazisë së plotë dhe ruajtjen e identitetit të tyre “. Me projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për këshillat kombëtare të pakicave nacionale Republika e Serbisë nuk u beson qytetarëve e saj nga pakicat nacionale dhe në veçanti pakicës shqiptare si një çështje kyçe dhe u referohet si qytetarët “tjerë”. Qeveria nuk ka vullnet politik që qytetarët shqiptar të i njohë si qytetarë të barabartë me popullsinë shumicë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
VUÇIQ: KISHA S’DUHET T’I MARRË VENDIMET KYÇE POLITIKE Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk mendon që vendimet kyçe politike …