Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Organizatat e shoqërisë civile kanë bërë të ditur se sot do të organizojnë protestën e shoqërisë civile në kundërshtim të Projektligjit për financim të subjekteve politike. Protesta do të zhvillohet në të njëjtën kohë, kur mbahet takimi i radhës i Grupit Këshillëdhënës për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor, nga i cili ShC-ja ka pezulluar pjesëmarrjen. Organizatat e shoqërisë civile vlerësojnë, së Projektligji për financim të subjekteve politike është në kundërshtim me frymën kushtetuese dhe reformën zgjedhore të iniciuar nga Kuvendi i Kosovës. Projektligji sipas tyre degradon parimet kryesore të jetës politike duke rrezikuar integritetin e tërë procesit të reformës zgjedhore, përfshirë edhe cenimin e pavarësisë së Zyrës për Regjistrimin e Subjekteve Politike. Projektligji aktual sipas tyre dështon në adresimin e prioriteteve të Agjendës për Reforma Evropiane (ERA) për transparencë, llogaridhënie, zbatim dhe sanksionim efikas në financimin e partive politike, duke u mundësuar subjekteve politike të fshehin identitetin e kontribuesve financiarë të tyre, duke ngritur shumëfish lartësitë e këtyre kontributeve, duke ua zgjatur afatet për publikimin e raporteve financiare të fushatës dhe duke i zvogëluar gjobat, në rastet kur partitë e shkelin ligjin. Meqenëse Projektligji për Financimin e Subjekteve Politike nuk mund të shihet si pjesë e ndarë e Reformës Zgjedhore, dhe i njëjti sipas shoqërisë civile rrezikon këtë proces, ata kanë ka kërkuar që projektligji të tërhiqet apo të mos votohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Protesta mbahet në ora 10:00 para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ish-negociatori amerikan: Korrigjimi i kufirit Kosovë-Serbi, një ide jorealiste Ideja e korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë nuk është realiste, tha ish-diplomati …