Manchester United duhet gjithçka që të provojë në ndeshjen e dytë të 1/16 të finales të Ligës së Kampioneve kundër Paris Saint-Germainit.

Ballafaqimi i parë mes këtyre dyja skuadrave i zhvilluar në Old Trafford ka përfunduar në dobi të anglezëve me rezultat 2:0.

Presnel Kimpembe dhe Kylian Mbappe ishin realizator të golave të parisienëve në “Teatrin e Ëndrrave” dhe tashmë janë shumë afër kualifikimit në raundin e ardhshëm.

Alexis Sanchez dhe Kylian Mbappe (Foto by Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Thomas Tuchel nuk do t’i ketë në dispozicion sulmuesit Edinson Cavanin si dhe Neymarin, të cilët janë lënduar javë më parë.

Në anën tjetër, Ole Gunnar Solskjaer nuk do të mund të llogarisë në Paul Pogban, Ander Herreran dhe Nemanja Maticin.

Kujtojmë se në dy ndeshjet që deri më tani kanë zhvilluar mes vete këto dy ekipet, në të dyja rastet francezët kanë triumfuar me rezultat të njëjtë 2:0.

PSG

Manchester United

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport