Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Duket se e ardhmja e Neymarit sa shkon e qartësohet, pasi Paris Saint-Germain thuhet se është pajtuar që ta shesë atë në këtë verë. Ylli brazilian nuk është i lumtur në Francë, andaj në verë po e kërkon largimin nga Parku i Princave, gjersa lidhet me një rikthim në La Liga. Sipas L’Equipe, PSG është i gatshëm ta shesë Neymarin në këtë verë, edhe pse e transferoi atë në vitin 2017 për një shifër rekorde (222 milionë euro). Neymar dhe Nasser Al-Khelaifi (Foto by Aurelien Meunier/Getty Images/Guliver) Mediumi francez raporton se parisienët janë të lodhur nga kërkesa e braziliani që të largohet në këtë verë, andaj do t’ia mundësojnë largimin. Por, largimi i tij nuk do të përfundojë aq lehtë, pasi PSG po kërkon 250 milionë euro nga shitja e 27-vjeçarit, derisa Real Madridi dhe Barcelona janë të interesuar për të. Katalunasit mund të heqin dorë në momentet e fundit nga transferimi i Antoine Griezmannit për ta transferuar Neymarin, ndërsa madrilenët më shumë e preferojnë Kylian Mbappen. Like 0