Qeveria e Serbisë ka marr vendim që të vazhdohet pushimi i shkollës për edhe një javë, për shkak të përhapjes së epidemisë së gripit.

Ministria e shëndetësisë më herët kishte kërkuar që pushimi të vazhdohej edhe për një javë, propozim të cilin qeveria e Serbisë e ka pranuar si të arsyeshëm.

“Në përputhje me epideminë aktuale të gripit, e cila është gjithnjë në rritje, duke e pasur parasysh që jemi në kulmin e sezonës për grip si dhe rastet e paraqitjeve të fëmijëve nën 15 vjeç, atëherë kemi vendos që si mas preventive të vazhdojm pushimin edhe për një javë e që shpresojm në zvogëlimin e rasteve të sëndjeve nga gripi”, janë shprehur në Ministrinë e Shëndetësisë.

Në Serbi momentalisht të sëmurë nga simtomat të ndryshët të gripit janë mbi 100 mijë pacienta, ndërsa dyshohet se 29 kanë vdekur nga këto simtome.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme