Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Data e 28 marsit është dita kur e zgjedhim Ardita Sinanin për kryetare, si të kundërtën e Shqiprim Arifit dhe Ragmi Mustafës Të nderuar qytetarë, Zgjedhjet lokale në Preshevë do të mbahen më 28 mars të këtij viti. Partia për Veprim Demokratik ka filluar tashmë përgatitjet për t’u përfaqësuar me një program konkret zhvillimor dhe me një listë të njerëzve kompetentë, për qeverisjen e komunës së Preshevës, në katër vitet e ardhshme. Data e 28 marsit është dita kur qytetarët do ta ndalin qeverisjen skandaloze të Shqiprim Arifit, por edhe nuk do t’i japin mundësi të re Ragmi Mustafës i cili e keq-qeverisi 12 vjet komunën e Preshevës. Data e 28 marsit është dita kur do të zgjedhim për kryetare Ardita Sinanin, si të kundërtën e Shqiprim Arifit dhe Ragmi Mustafës. Nuk ka dyshim se kandidatja e PVD-së, me kompetencat e saj profesionale, profilin e saj politik, programin dhe bashkëpunëtorët partiakë e shoqëror, paraqet opsionin e vetëm të besueshëm, për shkëputjen nga e kaluara dhe e tashmja e errët të cilët simbolizohen me Ragmi Mustafën dhe Shqiprim Arifin, e për hapjen e një kapitulli të ri që simbolizohet sot me Ardita Sinanin. Siç shihet, Partia për Veprim Demokratik mbetet sot opsioni i vetëm i besueshëm të rezistencës ndaj politikave diskriminuese të qeverisë qendrore në Beograd, që është e kundërta e asaj që po ofron partia e Shqiprim Arifit. Prandaj, data e 28 marsit është dita e çlirimit të komunës së Preshevës nga kontrolli i SNS së Vuçiqit, e cila ka arritur ta kontrolloj qeverisjen lokale të Preshevës, nëpërmjet partneritetit me Shqiprim Arifin. Presheva, si komunë më e madhe shqiptare në rajon, nuk guxon të mbetet në ndikimin e drejtëpërdrejtë nga SNS dhe SPS, të cilët po i shtypin dhe diskriminojnë shqiptarët, nëpërmjet aparatit shtetëror. Shqiprim Arifi ruajti partneritetin me SNS dhe SPS në qeverisjen e Preshevës, edhe kur ato i përjashtuan shqiptarët nga pushteti në Medvegjë. Më 28 mars do të fitojë opsioni jonë i reciprocitetit. Opsioni që kushtëzon përfshirjen e serbëve lokalë në pushtetin e Preshevës, me përfshirjen e shqiptarëve lokalë në pushtetin e Medvegjës. Prandaj, edhe ftojmë qytetarët e komunës së Preshevës, që të mobilizohen, të organizohen dhe të angazhohen, për shkëputjen nga kjo politikë skandaloze e nënshtrimit kombëtar dhe e degradimit politik, qeverisës dhe shoqëror. Komuna e Preshevës nuk e meriton një kryetar si Ragmi Mustafa dhe Shqiprim Arifi. Komuna e Preshevës meriton të kundërtën e tyre. Sot, ajo quhet Ardita Sinani. Shërbimi për Informim i Partisë për Veprim Demokratik Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Moti i ligë kaplon Serbinë, erërat e forta shkulin drunjtë me rrënjë – rrugët shndërrohen në “lumenj” Moti i ligë ka kapluar Serbinë e në veçanti kryeqytetin e këtij vendi – …