Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Dje dhe sot, aktivistët e Forumit Rinor të Partisë për Veprim Demokratik zhvilluan një aktivitet, me të cilin së bashku me qytetarët e komunës së Preshevës rikujtuan të ashtuquajturën “Kontratë të APN dhe Shqiprim Arifit me qytetarët”, të cilën Forumi Rinor i PVD e quajti KONTRATA E ALTERNATIVËS PËR DËSHTIM ME QYTETARËT. 30 zotimet e Shqiprim Arifit dhe të APN, Forumi Rinor i emërtoi si 30 GËNJESHTRAT. Përmes kësaj të ashtuquajture kontratë me qytetarët, APN dhe Shqiprim Arifi erdhën në pushtet duke rradhitur në të disa premtime, e që Forumi Rinor i PVD i quajti mashtrime për zhvillim ekonomik, hapje të vendeve të punës, sjellje të shumë investitorëve të huaj dhe hapje të fabrikave, furnizim me ujë 24 orë, rikthimin e Gjykatës, hapjen e kufirit e shumë premtime tjera me të cilat ky subjekt e në veçanti Shqiprim Arifi luajti me ndjenjat e qytetarëve të komunës së Preshevës. Në shtandin e vendosur te tregu i gjelbër, pikërisht nga vendi ku Shqiprim Arifi bëri mashtrimet e tij, Forumi Rinor i PVD iu shpërndau pamfletin ku shihet se në 30 zotimet e paraqitura nga Shqiprim Arifi nuk kishte asgjë tjetër pos mashtrim të qëllimshëm, dështim e shkatërrim në të gjitha zotimet e tij. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Federica Mogherini BE të marr vendimin e duhur për Shkupin e Tiranën Për të forcuar përparimi i Ballkanit, tani është koha për të filluar negociatat e …