Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Partia për Veprim Demokratik, gjatë ditës së sotme mbajti mbledhje me grupin e këshilltarëve të PVD-së në Kuvendin komunal dhe me anëtarët e Kryesisë së degës. Temë kryesore e kësaj mbledhje ishte situata politike e krijuar së fundmi ku Kuvendi Komunal i Preshevës mbeti pa shumicën e nevojshme, pas momentit që këshilltarja nga grupi i këshilltarëve të APN, Fetanete Mehmedi, vendosi që angazhimin e saj politik ta vazhdojë si këshilltare e pavarur. Në letrën e dorzuar sekretarisë së Kuvendit Komunal, këshilltarja Mehmedi i kishte rradhitur edhe arsyet që e kanë shtyrë atë t’a bëjë një hap të tillë. Shkaktar i gjithë kësaj situate politike të krijuar në Kuvendin Komunal nuk është Partia për Veprim Demokratik siç po aludojnë udhëheqësit aktual të komunës, por janë dështimet e njëpasnjëshme, paaftësia e kryetarit aktual në përmbushjen e obligimeve të tij për funksionimin normal të pushtetit lokal, si dhe mosrealizimi i premtimeve megalomane parazgjedhore. Me këtë rast kryesia e degës së PVD-së dhe grupi i këshilltarëve të saj e vlerëson lart aktin e guximshëm të këshilltares Fetanete Mehmedi si hap për ndaljen e kësaj keqqeverisje. Duke qenë të vetëdijshëm që Lugina e Preshevës po kalon në një fazë mjaft të ndieshme pas kërkesës së përfaqësuesve politik Shqiptar që edhe ajo të jetë temë e bisedimeve Kosovë – Serbi, Kryesia e degës së PVD-së vlerëson se është e dëmshme dhe shumë e rrezikshme që komuna e Preshevës me këtë rast të futet në aventurat e ngërrçit politik, i cili do të çonte në instalimin e masave të dhunshme të Qeverisë serbe apo të zgjedhjeve të parakoshme. Andaj, ftojmë që këshilltarët e APN duke i rezistuar shantazheve nga udhëheqja e këtij subjeti, të reflektojnë pozitivisht në situatën e rëndë të krijuar në Kuvendin Komunal. Gjithashtu, duke i pasur parasysh arsyet e lartëpërmendura i bëjmë ftesë publike PDSH dhe LR PDSH që të japin kontributin e tyre për formimin e një shumice të re qeverisëse në komunë të Preshevës, pikërisht duke marrë parasysh ndjeshmërinë e kësaj periudhe kohore dhe domosdoshmërisë që komuna e Preshevës në këtë periudhë me rëndësi jetike të ketë legjitimitetin e përfaqësimit e poashtu edhe një qeverisje stabile në dobi të qytetarëve të komunës së Preshevës. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Sulm terrorist në Turqi, 7 të vdekur e 9 të plagosur Të paktën shtatë civilë u vranë dhe nëntë u plagosën nga një sulm terrorist …