Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Gjatë ndeshjes futbollistike në mes të K.F. “Lugina” dhe klubit nga Levosoja, në fushën e kësaj të fundit, futbollistët dhe stafi i K.F. “Lugina” u sulmuan dhe pësuan lëndime fizike. Këtij sulmi fizik ndaj lojtarëve të K.F. “Lugina” i paraprinë fyerjet në baza racore e kombëtare. E dhimbshme kur klima diskriminuese dhe fyese ndaj pakicës Shqiptare në Serbi në rrafshin politik reflekton edhe në art, kulturë dhe sport. Aq më e rëndë kur kjo urrejtje arrin deri edhe në sulme fizike, sikur rasti i ditës së djeshme. Gjithë kjo vjen si pasojë e politikës antishqiptare shtetërore, e cila përmes mediave qendrore përcillet edhe në mbarë popullsinë. Andaj, me këtë rast, dënojmë autorët e këtij incidenti, qoftë edhe vetë klubi nga Levosoja si nikoqir i kësaj ndeshje të japin përgjegjësi në mënyrë që raste të ngjashme si ky të mos përsëriten asnjëherë në të ardhmen. Komuna e Bujanocit do të kërkojë raport zyrtarë nga KF Levosoja, për këtë incident, kjo edhe për arsye se edhe klub, sikurse klubet tjera në territorin e komunes, financohet dhe ndihmohen nga Buxheti, mjete këto që janë të destinuara për të ruajtur e kultivuar bashkëjetesën e jo për të mbjellë urrejtjen. Në të njejtën kohë futbollistëve të dëmtuar nga ky incident i pafalshëm i uroj shërim të shpejtë, kurse K.F. “Lugina” i uroj suksese të mëtutjeshme, duke kërkuar nga udhëheqësit e klubit që ky rast mos të shërbejë si dekurajim për ta, ashtu siç ndoshta edhe ka qenë qëllimi i atyre që kanë shkaktuar incidentin. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
PVD: “Koordinime të rregullta në mes PD dhe SNS-it për shpalljen e pushtetit lokal të Bujanocit si “Mafia shqiptare” që duhet ndaluar” Koordinime të një-pas-njëshme në mes PD dhe SNS-it për shpalljen e pushtetit lokal të …