Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ka kohë që Partia Demokratike në Bujanoc, nëpërmjet paraqitjeve të ndryshme, po bënë politikë me fëmijët dhe shtesat e fëmijëve. Me moton “Na lini të rritemi. Ktheni paratë tona” ata po bëjnë spektakël në kurrizin e fëmijëve dhe prindërve të tyre. Ata, po bëjnë politikë. Në çdo vend e në çdo nejë, me njerëz e nëpër mediume, në facebook e në Kuvend, në rrugë e kudo tjetër po flasin për hajni e keqpërdorime të shtesave të fëmijëve. Po e bëjnë çdo kund por jo aty ku duhet. Po flasin e spo denoncojnë. Po supozojnë, akuzojnë, shpallin fajtorë e dënojnë. Nuk po veprojnë. E dini pse? Sepse është pothuajse gjysma e kokës së PD-së, sot, në këto momente ajo që jashtëligjshëm ua merr shtesat fëmijëve të Bujanocit. Këshilltarë të Kuvendit komunal me të ardhura dhe pasuri të bollshme që marrin shtesat e fëmijëve. Jashtëligjshëm sigurisht. Punëtorë të administratës komunale, struktura të larta të partisë, që nuk pushuan qe 2 muaj duke trumbetuar hajni e keqpërdorime të shtesave, duke na kryqëzuar si hajna e kryehajna, e që në fakt, jashtëligjshëm dhe me falsifikime marrin shtesat e fëmijëve. Nënkryetar partie e anëtarë kryesie të po të njejtës Parti Demokratike, të punësuar, pa të drejtë të marrin shtesa të fëmijëve. Kryetar dege e nëndege e gjithçka tjetër. Sa shumë llafe e fjalë të mëdha për rritjen e fëmijëve. Sa shumë përkujdesje të rrejshme për po të njejtit fëmijë. Keqpërdoruesit flasin për keqpërdorim. Hajnat për hajni. Për krizë morale na folën po këta. Sa turp, sa keq, sa fallco, sa e mjerë e sa e pafytyrë ky lloj i kësaj politike. Do ta luftojmë të keqën. Nga rrënjët ama. E rrënjët po dalin të mos jenë në oborrin tonë por në oborrin tuaj. Ps. Inkurajojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Bujanocit të cilëve iu është bërë ndonjë padrejtësi eventuale në mos realizimin e të drejtës për të marr shtesat e fëmijëve ose që janë dëmtuar, të paraqesin rastet e tyre në institucionet përgjegjëse dhe organet kompetente. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Zjarr në anijen amerikane, gjenden trupat e 25 viktimave Një zjarr në një anije në ujërat e Kalifornisë ua ka marrë jetën 25 …