Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Këshilli Qendror dhe Këshilli Politik i Partisë për Veprim Demokratik në mbledhjen e përbashkët të mbajtur sonte në Preshevë ka miratuar këto konkluzione: – Partia për Veprim Demokratik fton partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës të bashkohen rreth një Liste të përbashkët për zgjedhjet parlamentare të 3 Prill 2022. – Partia për Veprim Demokratik, duke qenë e vetëdijshme për procedurat, afatet kohore të parapara me Ligj dhe domosdoshmërinë e respektimit të të njëjtave, fton partitë politike partnere që vendimin për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare, përcaktimin e kandidatëve dhe të gjitha parapërgatitjet tjera t’i koordinojmë dhe përshpejtojmë, në mënyrë që të fillohet sa më parë me përgatitjet e nevojshme për çertifikimin e listës zgjedhore. – Partia për Veprim Demokratik konsideron që udhërrëfyes i orientimit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe korniza e veprimit politik duhet të jenë të bazuara në dokumentet dhe platformat e aprovuara nga të gjitha partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës, që për qëllim kanë avancimin e të drejtave dhe përmirësimin e pozitës kolektive të shqiptarëve të Luginës. – Partia për Veprim Demokratik shpreh shqetësim mbi tendencat për t’i vendosur interesat individuale mbi ato kolektive. Këshilli Qendror dhe Këshilli politik i Partisë për Veprim Demokratik kanë mbështetur qasjen, përfaqësimin dhe orientimin politik të deputetëve shqiptarë gjatë mandatit të kaluar parlamentarë. – Partia për Veprim Demokratik, edhe në këtë mbledhje, ka rikonfirmuar kandidimin e Kryetarit të PVD, z.Shaip Kamberi, për deputet dhe ka autorizuar atë për dialog me partitë e tjera. Partia për Veprim Demokratik Shërbimi për informim Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Shpërthim në një autobus në Beograd, tre të lënduar Një shpërthim ka ndodhur në një autobus të transportit publik në Beograd. Sipas mediave …