Partia për Veprim Demokratik, nëpërmjet një shkrimi në faqen zyrtare, ka dënuar veprimet e policisë lokale të Medvegjës, nga ku ka mbetë i plagosur rëndë, i riu shqiptar Milazim Murati nga Gërbaci i Medvegjës.

“Të indinjuar me rastin e paprecedent të ndodhur dje në Medvegjë, nga ku ka mbetë i plagosur rëndë i riu shqiptar Milazim Murati nga Gërbaci i Medvegjës, Partia për Veprim Demokratik, dënon ashpër veprimet e policisë lokale të Medvegjës” – thuhet në reagimin e PVD-së.

Kjo parti politike, ka kërkuar hetim të plotë në zbardhjen e ngjarjes së djeshme, ku Milazimi është plagosur në pronën familjare.

“Duke ditur se prona është e shenjtë, dhe ngjarja ka ndodh në pronën private të familjes Murati, atëherë, kërkojmë hetim të plotë nga organet kompetente në zbardhjen e ngjarjes së djeshme.
Njëkohësisht, Milazimit i urojmë shërim të shpejt nga plagët e marra dhe kthimin në familje” – thuhet në reagimin e PVD-së.

 

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme