Gjatë javës së kaluar publikuam harxhimet enorme që pushteti lokal i Preshevës, gjegjësisht kryetari i komunës dhe një grup rreth tij i bëjnë në vetëm një restoran, e që për vetëm 3 javë kapnin vlerën e 2.000 Eurove.

Çdo ditë e më qartë po shihet, se ata që para disa viteve u paraqitën me premtime për hapje të vendeve të punës, u thirrën në investime megalomane që do të rritin e shumëfishojnë madje edhe buxhetin e komunës, sot janë shndërruar në zhvatësit dhe keqpërdoruesit më të mëdhenj të taksapaguesve të qytetarëve të komunës së Preshevës.

Siç do ta shihni edhe në ekstraktin e marrë nga shërbimi i administratës komunale, për një periudh vetëm dy muajshe, një firme të vetme (PRINT HOUSE 2016) i ndahen hiq më pak se mbi 1 milion dinar apo afër 9 mij Euro.

Në fakt, në kërkesën e këshilltarit të PVD-së në Kuvendin Komunal ishin kërkuar të na dorëzohen edhe fakturat për të parë më sakt se për cilat shërbime Komuna i ndan nga buxheti i saj i ndan një firme që merret me printim. Kjo për arsye se dyshojmë se në ato faktura ka çmime enorme të produkteve të porositura nga Komuna e Preshevës, e që në fakt janë bërë vetëm për të mbuluar keqpërdorimet e pamëshirshme që kryetari i komunës ia bën buxhetit komunal.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme