Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Pavarësisht përpjekjeve të Serbisë, diskutimi për territorin e Kosovës mund të shmanget nga qeveria e ardhshme. Njohësit e rrethanave politike në vend theksojnë se Kosova duhet ta shfrytëzojë momentin që të kundërshtojë një dialog me Serbinë, i cili do të mundë të përfshinte negociata për vijat kufitare. Duke qenë se për arritjen e një marrëveshjeje në dialogun me Serbinë po përmendet si kusht njohja reciproke, ditë më parë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq u shpreh se nuk do ta njohë shtetin e Kosovës në kufijtë aktualë, duke aluduar kështu në idenë e ndryshimit të vijave kufitare. Pro idesë së korrigjimit të kufijve ka qenë edhe vetë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Një gjë të tillë gjithashtu nuk po e kundërshtojnë as Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat theksojnë se do t’ia japin dritën e gjelbër këtij diskutimi nëse ka pajtueshmëri mes palëve.. Madje, sipas medieve serbe, një ideje të tillë i ka kontribuar edhe emërimi i ambasadorit të Amerikës në Gjermani Richard Grenëll si emisar i posaçëm për dialogun, i cili sipas tyre do të mundë ta bindë Gjermaninë të mos e kundërshtojë idenë korrigjimit të kufijve. Edhe pse negocimi për territorin e Kosovës po konsiderohet i pashmangshëm për palën serbe, njohësit e çështjeve politike në vend theksojnë se ndryshimet e skenës politike në Kosovë pas 6 tetorit mund ta bëjnë të pamundur prekjen e kufijve Like 0
Pavarësisht përpjekjeve të Serbisë, diskutimi për territorin e Kosovës mund të shmanget nga qeveria e ardhshme. Njohësit e rrethanave politike në vend theksojnë se Kosova duhet ta shfrytëzojë momentin që të kundërshtojë një dialog me Serbinë, i cili do të mundë të përfshinte negociata për vijat kufitare. Duke qenë se për arritjen e një marrëveshjeje në dialogun me Serbinë po përmendet si kusht njohja reciproke, ditë më parë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq u shpreh se nuk do ta njohë shtetin e Kosovës në kufijtë aktualë, duke aluduar kështu në idenë e ndryshimit të vijave kufitare. Pro idesë së korrigjimit të kufijve ka qenë edhe vetë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Një gjë të tillë gjithashtu nuk po e kundërshtojnë as Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat theksojnë se do t’ia japin dritën e gjelbër këtij diskutimi nëse ka pajtueshmëri mes palëve.. Madje, sipas medieve serbe, një ideje të tillë i ka kontribuar edhe emërimi i ambasadorit të Amerikës në Gjermani Richard Grenëll si emisar i posaçëm për dialogun, i cili sipas tyre do të mundë ta bindë Gjermaninë të mos e kundërshtojë idenë korrigjimit të kufijve. Edhe pse negocimi për territorin e Kosovës po konsiderohet i pashmangshëm për palën serbe, njohësit e çështjeve politike në vend theksojnë se ndryshimet e skenës politike në Kosovë pas 6 tetorit mund ta bëjnë të pamundur prekjen e kufijve
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Trump: Mjekët marrin më tepër para nëse deklarojnë më shumë të vdekur nga COVID-19 Presidenti në detyrë i Amerikës u ka bërë një kritikë të ashpër mjekëve të …