Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Edhe pse vazhdimisht Bashkimi Evropian bën thirrje për heqje të taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe, Qeveria e Kosovës qëndron e vendosur se vendimi hiqet atëherë kur Serbia e njeh Republikën e Kosovës. Kështu vlerësoi edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala. “Taksa do të vazhdojë të jetë në fuqi derisa të eliminohen të gjitha arsyet që na kanë shtyrë neve si Qeveri e Kosovës që ta vendosim një masë të tillë”, ka thënë Shala për RTV21. I pari i kësaj ministrie foli edhe për përkrahjen ndaj prodhimit vendor. “Në vitin 2019 do të jemi të fokusuar që të ndihmojmë prodhuesit vendorë në rritjen e cilësisë së produkteve të tyre, dhe kështu ato të jenë më të konkurrueshme në tregun e Kosovës, e njëkohësisht edhe në tregun e jashtëm”, ka thënë Shala. Shala ka vlerësuar se Kosova është mirë në klimën e të bërit biznes, kurse MTI i ka përmbushur përmbi 80 për qind të obligimeve të MSA-së. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Sot pritet të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes për qeverisje VV-LDK Sot pritet që të nënshkruhet marrëveshja për koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike …