Nënkryetari i Degës së PVD-së në Bujanoc, Ragmi Mustafa, përmes një postimi në facebook, ka shkruare se Bashkimi hapë mundësi zhvillimi

Përfaqësuesit institucional e politikë të Luginës së Preshevës pas aprovimit të Deklaratës Politike nga Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptar më 14 Korrik, dje, kanë parashtruar para Presidentit të Kosovës dhe mediave kërkesën për një rezolutë parlamentar.
Kërkuan nga të gjithë liderët e subjekteve politike që përmes kësaj rezolute të mbështesin përpjekjet e tyre për bashkimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën. U zotuan që të bisedojnë me të gjithë për të përfituar mbështetjen për këtë kauzë me rëndësi jetike për Luginën e Preshevës.

Pozita e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është e vështir për shkak të një diskriminimi sistematik që ushtrohet nga Serbia e së fundi ka mare edhe formën më perfide. Fazën përfundimtare të dialogut Prishtinë-Beograd e shohin si mundësinë e fundit për zgjidhjen edhe të çështjes së Luginës të Preshevës.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

Në Kosovë është krijuar përshtypja se Presidenti është duke manipuluar me shqiptarët e Luginës së Preshevës, përkatësisht përfaqësuesit e tyre dhe se është në funksion të një “loje politike” brenda politikës kosovare.
Për më tepër, shqiptarët e Luginës së Preshevës i kanë mbi vendosur në një pozicion destruktiv ndaj shtetësisë së Kosovës.

Mbështetësit e këtyre kërkesave theksojnë nevojën për një marrëveshje historike paqeje mes Kosovës dhe Serbisë e që do të shpinte drejt njohjes ndërkombëtare kuptimplotë (njohja reciproke, anëtarësimi në OKB, integrimi në BE e aderimi në NATO). Gjithashtu në kuadër të këtij procesi bashkëngjitja e Luginës së Preshevës me Kosovën do ti shërbente forcimit të stabilitetit dhe paqes, realizimit të përpjekjeve shekullore të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Kundërshtarët e saj e shohin në raporte inferioriteti me Serbin. Cili do të jetë kushti (pazari) për realizimin e asaj kërkese dhe çfarë do të ndodhë me serbët si dhe veriun e Kosovës? Përveç që kanë shtruar si ekskluzive dilemat për Presidentin, kanë shtruar edhe kundër argumente të një rezoni ballkanik. Se kjo çështje mundë të ngrit një efekt domino me Maqedoninë dhe Republika Srpskën në Bosnje. Apo hapja e “kutisë së Pandorës”.

Në Kosovë ka një pakënaqësi të jashtëzakonshme me gjendjen aktuale (politike e ekonomike), klimën sociale e cila përgjithësisht perceptohet si negative. Janë kundër “Status quo-s” e cila konsiderohet si rezistente ndaj progresit. Paradoksalisht, kundërshtarët e “Status quo-s” janë edhe kundërshtarë e kërkesës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën dhe partizan e mbrojtjes së kushtetutshmërisë së kësaj të fundit.

Në një poezi të famshme poeti spanjoll Antonio Machado shkroi: ‘Udhëtar, rrugë nuk ka, rruga shtrohet duke ecur’. Këto vargje shprehin imperativin e këtij momenti impenjimi. Kosova dëshiron vendnumërimin nga destabiliteti i brendshëm politik dhe “Status quo-a” apo përballjen me sfidat që ka përpara (dialogu me Beogradin, demarkimi i kufirit me Serbinë) për të realizuar qëllimet politike e institucionale botërisht të njohura.

Kosova është në udhëkryqin mes inferioritetit dhe guximit, mes stagnimit dhe zhvillimit, mes bashkimit dhe mos kontrollit, mes marrëveshjes dhe “Status quo-s”.
Andaj, Deputetët e Parlamentit të Kosovës duhet të mbështesin kërkesën dhe rezolutën për bashkimin e Luginës së Preshevës për të hapur mundësit e Kosovës si shtete i pavarur me subjektivitet ndërkombëtar.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme