Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kandidati i PVD-së, Ragmi Mustafa, ka shpallur fitoren për kreun e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi. Në një adresim përmes profilit të tij në Facebook, ai u shpreh se “sot u dëshmua se jemi jo vetëm subjekti më i madhi në Luginën e Preshevës, por edhe subjekti i së ardhmes”. “Partia për Veprim Demokratik është bindshëm fituese e zgjedhjeve të sotme për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Besuam. U mobilizuam. U angazhuam. U solidarizuam. Fituam! Urime!”, ka shkruar Mustafa. “Dua të falënderoj sonte nga zemra të gjithë qytetarët për kulturën e lartë politike që kanë shpërfaqur gjatë këtyre zgjedhjeve. Votuesit po ashtu, ata që kanë votuar për ne, e ata që nuk votuan. Vetëm #bashkë mund të ecim tutje”, ka thënë më tej ai. Mustafa ka falënderuar edhe kundërkandidatët, për siç ka thënë garën kryesisht të ndershme në zgjedhje. “Përulje për të gjithë aktivistët e Partisë për Veprim Demokratik dhe të partnerëve tanë politikë, që nuk kursyen asgjë prej tyre, gjatë kësaj fushate. Pa harruar familjarët e mi, prindërit, bashkëshorten dhe Lisarin, vëllezërit; që më mbështeten pa rezervë. Miq, kolegë, ju faleminderit. Kjo fitore e sotme është vetëm fillimi. Fillimi i fitoreve të reja. Deri në fitoren përfundimtare!”, ka shkruar Mustafa, që e ka përmbyllur me katër thurje adresimin e tij./zeri Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Osmani nis vizitën zyrtare në Estoni, pritet nga homologia e saj Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime të lartë në …