Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Është për të përshëndetur dhe e vlerësoj lartë iniciativën e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, për të takuar përfaqësuesit e Luginës. Konsideroj se duhet angazhim të shtuar diplomatik e shtetëror në mbështetjen e Luginës së Preshevës duke sendërtuar një platformë sistematike më të gjerë në shërbim të ruajtjes mbrojtjen, avancimin dhe zhvillimin e identitetit kombëtar. Shqiptarët e Luginës janë të lidhur ngushtë në aspektin kulturor, gjuhësor dhe historik me Republikën e Shqipërisë, duhet të sigurohemi të ndërlidhemi edhe ligjërisht. Prezenca e Republikës së Shqipërisë në Luginën e Preshevës është qenësore. Formimi I mekanizma të komunikimit dhe konsultimit si dhe mbështetja me projekte konkrete nga Qeveria Republikës së Shqipërisë mbeten jetike për ruajtjen e substancës së tonë kombëtare në Luginë. Republika e Shqipërisë do të ndërmarrë një set të masave që do ta ri dimensionojnë Republikën e Shqipërisë në konsumimin e nenit 8 të Kushtetutës së saj si dhe do të mundësoj që gradualisht shqiptarët e Luginës së Preshevës të institucionalizojnë mbrojtjen e të drejtave individuale dhe kolektive duke u mbështet në dokumentet fondamentale ndërkombëtare e padyshim të shtetit shqiptar. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kamberi: Koha për vende të rezervuara Koha për vende të rezervuara Kriza e sotme në parlament, qoftë e dirigjuar apo …