Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr “Pas Libisë, edhe Shqipëria refuzon ngritjen e kampeve të emigrantëve”, shkruan e përditshmja gjermane “Bild”. “Planet e Bashkimit Europian për vendosjen e këtyre qendrave në vende të treta po marrin kështu goditje të njëpasnjëshme”, është komenti i gazetës së njohur, që citon kryeministrin Edi Rama të deklarojë “Ne nuk do të pranojmë kurrë kampe emigrantësh”. I ashpër në komente, shefi i qeverisë shqiptare shprehet se “të kesh qendra të tilla, do të thotë t’i hedhësh njerëzit diku si mbetje toksike, të cilat nuk i do askush”. Rama thekson se pala shqiptare ka qenë gjithmonë e gatshme për të kontribuar në menaxhimin e barrës së rëndë të Europës. Por, kjo nuk nënkupton – sipas tij, – se vendi duhet të mbajë problemet për të gjithë të tjerët. “Asnjë shtet nuk e kontrollon dot i vetëm krizën e refugjatëve”, deklaroi Rama për “Bild”, duke shtuar se “ta kthesh Shqipërinë në parapritën e dallgës së azilkërkuesve të Europës do të ishte një zgjidhje e rrezikshme. “Qendrat nuk do të pranohen as në këmbim të lëshimeve nga BE-ja”, vazhdon gazeta, duke iu referuar komenteve të kryeministrit shqiptar, që shtoi se “nuk ka menduar kurrë të bëjë një gjest heroik për të marrë ‘ok’-in e negociatave në shenjë mirënjohjeje”. Në fund, kreu i ekzekutivit ka rezervuar edhe disa lëvdata për gjermanët dhe për Kancelaren Angela Merkel, që – siç thotë ai, – me pranimin e refugjatëve në vitin 2015 mbrojti reputacionin e Europës në një mënyrë që do t’i kishte bërë krenarë etërit themelues. PërmbledhjeEmri i artikullitRama: Nuk pranojmë refugjatë, Shqipëria nuk mund të bëhet moçalAutori Fisnik Beluli Emri i publikuesit Wikiliks.org Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kthehet komunikimi Prishtinë – Tiranë, nesër Kurti takon Ramën Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër do të udhëtojë për në Shqipëri, në vizitën …