Kryetari i Kuvendit Komunal z.Enver Ramadani ka bër me dije se nga data 1 Majë do të hapen edhe dy paraleleve në gjuhën shqipe në E. P. Gëzimi Ynë.

Ky është njoftimi i plotë i z.Ramadani

Pas shumë diskutimeve në Kuvendi Komunal i Bujanocit – Skupština Opštine Bujanovac e qindra shkresave dërguar nga ana jonë si Kuvend Komunal drejtuar E. P. Gëzimi Ynë, sot jemi dakorduar që nga muaji MAJ të fillojnë punën dy grupe të grupmoshave 1-2 vjece në gjuhën shqipe në këtë Ent Parashkollorë.

Konkluzioni për hapjen e paraleve i nxjerr nga Kuvendi Komunal i datës 29.12. 2020 dhe me komision të formuar nga këshilltarët e Kuvendit komunal për hapjen e paraleleve në gjuhën shqipe pati insistuar rregullisht për hapjen e ketyre paraleve duke u bazuar në kërkesat e prindërve dhe nevojën e tyre për regjistrimin e fëmijëve në këtë institucion.

Është e paqartë mos dëshira e deritanishme nga ky institucioni E. P Gëzimi Ynë të cilin e financon Komuna e Bujanocit 100% për hezitimin e hapjeve të këtyre paraleve dhe neglizhimin e deritanishëm të kesaj kërkese dhe pritjes në radhë të fëmijëve për tu regjistruar dhe edukuar, e cila e drejtë ju garantohet me ligj.

Sot edhe njëherë u kam bërë të qartë të gjithë pjesëmarrësve të takimit se çdo tentim për të neglizhuar këtë çështje të rëndësishme për ne nuk është tjetër veçse diskrimin direkt ndaj fëmijëve të një komuniteti.

Presim hapjen e paraleleve në gjuhën shqipe!

Falënderit për angazhimin!

Komisioni për hapjen e grupeve në gjuhen shqipe.
Shermine Beqiri Behluli Adelina Bruçaj-Hasani Mimoza Klaiqi Kadriu Adem Salihi Seuda Destani Fazliu

Kryetar i Knsh Nevzad Lutfiu
Zv. Kryetar i komunës Shqiprim Musliu
Kabinetit kryetarit Komunës Sali Salihi
#Bashkëmundemi

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme