Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit z.Enver Ramadani ka regauar ndaj vendimit të ministres së administratës shtetrore dhe pushtetit Lokal të Serbis, Marija Obradoviq, e cila ka refuzuar kërkesën e Kuvendit Komunal të Bujanocit që z.Gent Cakaj të shpallet “qytetar nderi” i Komunës së Bujanocit. Madje Ramadani ka shtuar se edhe më tutje Zotri Gent Cakaj do mbetet “Qytetar nderi” i Bujanocit. Ky është shkrimi i plotë i z.Ramadani Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme i Republikës së Shqipërisë z. Gent Cakaj do të mbetet “Qytetar nderi” i Komunës së Bujanocit pavarësisht vendimit të ministres së Administratës dhe Vetadministrimit lokal zonjës Obradoviq për mosdhënien e pëlqimit kundrejt propozimit të 26 këshilltarëve të Kuvendit Komunal. Angazhimet e ministrit në detyrë z. Gent Cakaj kanë nderuar secilin nga qytetarët e Komunës së Bujanocit pa dallim feje, race dhe etnie. Duke kontribuar me demokratizimin e politikës proaktive e proevropiane Gent Cakaj do të vazhdojë të jetë shembull i krijimit të hapësirave të komunikimit dhe bashkërendimit. Aryetimi i ministres z. Obradoviq për mos dhënien e pëlqimit ndaj propozim vendimit për shpalljen e “Qytetar nderi” z. Gent Cakaj, nuk flasin për të apo për komunën e Bujanocit por pikërisht për vetë ministren dhe qeverisë që i takon ajo. Ashtu si edhe shumë të tjerë, që kanë probleme të përballen me të vërtetën e ngjarjeve qoftë në Luginë e qoftë në Kosovë, jetojnë në iluzionet e refuzimit të së vërtetës. Ky realitet as nuk përfaqëson të vërtetën e fakteve e aq më pak shpien drejt së drejtës tranzicionale e arritjes së paqes së qëndrueshme në këtë copë të Ballkanit Perëndimor. I dashur mik i vyeshëm i Komunës së Bujanoc z. Gent Cakaj, Komuna e Bujanocit të ka shpallur qytetar nderi pavarësisht refuzimit të ministres Obradoviq për dhënien e pëlqimit. Mik i yni Gent, ne të mbajmë të nderuar ashtu siç e do zakoni. Kryetar i Kuvendit Komunal, Enver Ramadani Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
KKSH-ë: Grafitet në shkollën fillore”Naim Frashëri” me mbi shkrimin “Kosova është Serbi” janë shqiptarofobe Këshilli Kombëtar Shqiptar shpreh indinjatën dhe shqetësimin e tij lidhur me rritjen e shqiptarofobisë …