Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të mbajnë takimin sot në Bruksel, njofton Shqip.com.

Delegacioni i Kosovës do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ndërsa ai i Serbisë nga Petar Petkoviq, i cili është edhe drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë serbe.

Besnik Bislimi dhe Miroslav Lajçak gjatë takimit në Bruksel

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, do të ketë bisedime të ndara me palët. Nga ora 9:30 do të takohet me Petkoviqin, ndërsa nga ora 11:00 me Bislimin.

Nuk dihet se çfarë do të jetë në rendin e ditës dhe nëse pas bisedimeve të ndara do të ketë takim trepalësh.

Të hënën, kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për media me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq, u deklarua rreth këtij rundi të takimit.

Ai tha se temë e diskutimit do të jetë çështja e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës, energjisë dhe lëvizja e lirë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme