Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kosova ka shënuar fitoren e parë historike në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Evropian të vitit 2020. Përfaqësuesja jonë ka arritur të triumfojë si mysafir i Bullgarisë me rezultat 3-2 në kuadër të grupit A. Kjo ka bërë jehonë të madhe edhe në mediat e rajonit si dhe të botës, duke e quajtur mrekulli triumfin e “Dardanëve”. Festa e futbollistëve pas fitores historike (Foto: FFK-Kosova) Edhe mediat serbe si dhe ato kroate nuk kanë qëndruar indiferente dhe kanë raportuar për triumfin e skuadrës sonë. “Fitore e çmendur e Kosovës në kohën shtesë”, “Kosova fiton si mysafire e Bullgarisë” ishin disa prej titujve. Lexo po ashtu: Prapaskenat e ndeshjes Bullgari – Kosovë: Alivanosja e nënkryetarit të FFK-së, njëmijë ‘Dardanë’ në Sofje, zënkë në sektorin VIP dhe festa e çmendur në zhveshtore “Kosova e ka shokuar Bullgarinë midis Sofjes”, kanë raportuar mediat bullgare fitoren e skuadrës sonë. Gjithashtu nuk u lë anash as ecuria rekorde e përfaqësueses sonë duke mos pësuar asnjë humbje në 14 takimet e fundit. Ndryshe, Kosova zë pozitën e tretë të renditjes tabelore me pesë pikë, ndërsa Çekia është e dyta me gjashtë pikë, po aq sa kanë liderët, Anglia. Like 0