Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook, ka reaguar lidhur me takimin e mbrëmshëm në Bruksel në mes të Presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së. Kurti ka thënë se dialogu ka vazhduar pa ekip negociator, pa platformë e parime. Mirëpo, sipas tij një pjesë të përgjegjësisë ka edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili nuk po dëshiron shqyrtimin e dialogut për vitet 2011-2017, dhe as shqyrtimin e marrëveshjeve apo rezultateve të dala nga to. Postimi i plotë: Mbrëmë në Bruksel u zhvillua takimi i tretë i Thaçit me Vuçiqin. Edhe ky takim pa mandat nga Kuvendi, pa platformë parimesh e pa ekip negociator. Nga një njeri pa legjitimitet e pa kredibilitet, pa kompetencë e pa autoritet. Plani i Serbisë për marrjen e veriut të Kosovës është lakmi shovene e admirim nostalgjik për Gjermaninë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. 75 vjet më vonë, Serbia e do pjesën e Kosovës që ishte nën Gjermaninë e Hitlerit. Kolaboracionisti i saj shqiptar, kësaj radhe është president yni. Por, shekulli është tjetër… Sot, më 9 nëntor, janë bërë katër muaj prej se qeveria na e solli në Kuvend raportin mbi arritjet dhe sfidat në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit. Mirëpo, Kryetari i Kuvendit dhe veglat e tij në kryesi aty, nuk e dëshirojnë shqyrtimin dhe vlerësimin e dialogut 2011-2017, marrëveshjet e bëra dhe rezultatet e tyre. Që prej 9 korrikut 2018, ai nuk do që ta fus në agjendë parlamentare e ta sjellë në seancë plenare këtë raport të qeverisë. Ky kryeparlamentar është kolaboracionist i kolaboracionistit. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Komisioneri i Lartë për Pakica Nacionale i OSBE-së po viziton sot Komunën e Bujanocit Komisioneri i Lartë për Pakica Nacionale i OSBE-së z. Kairat Abdrakhmanov ka qëndruar sot …