Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka ndërmarr një aksion në katër komunat veriore. Aksioni i cili është duke vazhduar ende, thuhet se ndërlidhet me vrasjen e policit Enver Zymberi dhe vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq. Lidhur me këtë aksion, drejtori i ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë për RTS se “njësitë ROSU në mëngjes rreth orës gjashtë, të armatosur deri në dhëmbë, ka hyrë në veri të Kosovës, në mënyrë që të frikësojnë dhe të shkaktojë panik me arrestimet, të cilat në ditët e fundit i ka bërë të ditur presidenti, Aleksandar Vuçiq. Janë dëgjuar edhe të shtëna dhe kemi informacione për arrestime. Këto i kanë bërë edhe në bashkëpunim me shtetet e Quint-it edhe pse kemi paralajmëruar se kjo do të ndodh. Qeveria e Serbisë ka paralajmëruar që këto do të ndodhin”, ka deklaruar Gjuriq. Ndërkaq presidenti Aleksandar Vuçiq ka urdhëruar Forcat e Armatosura Serbe të jenë në gjendje të gatishmërisë së plotë luftarake. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Liverpooli fiton dramën ndaj Newcastle, vazhdon të shpresojë për titull Fal Gjerdan Shaqirit Liverpooli e ka fituar ndeshjen e javës së parafundit të Ligën Premier si mysafir …