Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Por festimi i tyre me shqiponje ka ngjallur reagime të mëdha në tërë botën, pasi serbët si gjithmonë që viktimizohen kanë quar ankesë në FIFA për t’i dënuar djemtë tanë. E së fundmi në mbrojtje të Xherdanit e Granitit ka dalë edhe legjenda e Zvicrës, Alexander Frei. Ish-sulmuesi i famshëm i Kombëtares së Zvicrës i cili është edhe golashënuesi më i mirë në histori me 42 gola ka folur për rastin e shqiponjës. Alexander Frei (Getty Images) “Natyrisht që nuk ishte veprimi më i mençur në Kupën e Botës, por nuk ka qenë ndonjë gabim festimi i tyre”, ka thënë fillimisht Frei. Frei ka deklaruar se e rëndësishme është që Xhaka, Shaqiri dhe të tjerët japin maksimumin në fushë dhe nuk ka fare rëndësi nëse nuk e këndojnë himnin. “Shaqiri dhe Xhaka kanë cilësi të jashtëzakonshme. Ata rregullisht dhurojnë spektakël në fushë duke dhënë maksimumin. Kjo është më e rëndësishme se sa këndimi i himnit. Unë jam krenar me këta dy”, vazhdoi tutje Frei. (Getty Images) 38-vjeçari ka thënë se tani është koha e shqiptarëve në Zvicër pasi më parë ishte e turqve dhe italianëve. “Po i krahasoj gjeneratat në Kombëtare ndër vite. Në vitet e tetëdhjeta lojtarët kishin emra si Sulser, Egli, Burgener ose Hermann. Më pas, në vitet nëntëdhjetë, turqit erdhën me lojtarët si Turkilmaz apo edhe italianët me Sforzan. Përsëri ishte një gjeneratë e turqve me vëllezërit Yakin”, tha Frei. Festa e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit Tutje ish-sulmuesi i Borussia Dortmund deklaroi se tani është koha e shqiptarëve. “Tani shumë lojtarë me prejardhje shqiptare janë në Kombëtare. Është koha e shqiptarëve në ekipin tonë kombëtar”. “Është shumë normale dhe krejtësisht logjike që kanë ndjenja për dy vendet”, tha Frei. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Konjufca dhe Musliu përplasen për Kompleksi Memorial “Adem Jashari” Në seancën e sotme plenare, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar ligjin për kompleksin …