Por festimi i tyre me shqiponje ka ngjallur reagime të mëdha në tërë botën, pasi serbët si gjithmonë që viktimizohen kanë quar ankesë në FIFA për t’i dënuar djemtë tanë.

E së fundmi në mbrojtje të Xherdanit e Granitit ka dalë edhe legjenda e Zvicrës, Alexander Frei.

Ish-sulmuesi i famshëm i Kombëtares së Zvicrës i cili është edhe golashënuesi më i mirë në histori me 42 gola ka folur për rastin e shqiponjës.

Alexander Frei (Getty Images)

“Natyrisht që nuk ishte veprimi më i mençur në Kupën e Botës, por nuk ka qenë ndonjë gabim festimi i tyre”, ka thënë fillimisht Frei.

Frei ka deklaruar se e rëndësishme është që Xhaka, Shaqiri dhe të tjerët japin maksimumin në fushë dhe nuk ka fare rëndësi nëse nuk e këndojnë himnin.

“Shaqiri dhe Xhaka kanë cilësi të jashtëzakonshme. Ata rregullisht dhurojnë spektakël në fushë duke dhënë maksimumin. Kjo është më e rëndësishme se sa këndimi i himnit. Unë jam krenar me këta dy”, vazhdoi tutje Frei.

(Getty Images)

38-vjeçari ka thënë se tani është koha e shqiptarëve në Zvicër pasi më parë ishte e turqve dhe italianëve.

“Po i krahasoj gjeneratat në Kombëtare ndër vite. Në vitet e tetëdhjeta lojtarët kishin emra si Sulser, Egli, Burgener ose Hermann. Më pas, në vitet nëntëdhjetë, turqit erdhën me lojtarët si Turkilmaz apo edhe italianët me Sforzan. Përsëri ishte një gjeneratë e turqve me vëllezërit Yakin”, tha Frei.

Festa e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit

Tutje ish-sulmuesi i Borussia Dortmund deklaroi se tani është koha e shqiptarëve.

“Tani shumë lojtarë me prejardhje shqiptare janë në Kombëtare. Është koha e shqiptarëve në ekipin tonë kombëtar”.

“Është shumë normale dhe krejtësisht logjike që kanë ndjenja për dy vendet”, tha Frei.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Russia 2018